Islame Lajme

Imami Maliqi: Kemi mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve që të largohet udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla

Imami Labinot Maliqi në një konferencë për medie ka shprehur shqetësimin e tij dhe të komunitetit islam në lidhje me bartjen e shamisë në shkollat e Kosovës. Ai ka folur para medieve rreth Raportit të fundit të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Lirite Fetare në Kosovë, raporton IndeksOnline.

Imami i xha’misë tek Lagjja e Spitalit në Prishtinë, ka shprehur shqetësimin e tij se si për një dekadë me radhë, ekziston udhëzimi administrativ i cili ndalon bartjen e shamisë në shkollat e Kosovës, duke iu mohuar kështu shumë të rejave në vendin tonë që të privohen nga një e drejtë bazike e tyre.