Lajme

Janë gjetur dy trupa të pa jetë në lagjen “Durmish Asllano” në Prizren, ky eshte vendi ku ndodhi ngjarja tragjike ne Prizren !

Ky eshte vendi ku ndodhi ngjarja tragjike ne Prizren

Janë gjetur dy trupa të pa jetë në lagjen “Durmish Asllano” në Prizren, bënë të ditur zëdhënësi i DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Sipas Osmanolljat, Policia lidhur me këtë rast është informuar rreth orës 19:16 minuta.

Viktimat dyshohen se kanë lidhje familjare, respektivisht janë babë e bijë.Bëhet fjalë për babë e bijë, 52 vjeç përkatësisht 21 vjeç, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prizren, Shaban Osmanollaj. “Ende nuk kemi ndonjë informacion paraprak, por është mundësia edhe te vetëvrasja apo edhe vrasja”, ka shtuar Osmanollaj. Sipas disa burimeve jo zyrtare, personi me iniciale S.M, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili dyshohet se aksidentalisht ka vrarë të bijën e tij dhe më pas ka qëlluar edhe vetën e tij. I ndjeri ka qenë duke shërbyer në Policinë Kufitare në Vërmicë.

Televizioni Prizrenit