Një makinë ka rrezikuar trafikun gjatë qarkullimit në qendër të Prishtinës, më saktësisht afër udhëkryqit tek Qendra e Studentëve, pasi ka qenë duke qarkulluar në shiritin e kundërt.
Sipas pamjeve të siguruara nga KALLXO.com, për disa momente, makina ka qëndruar e ndalur në udhëkryq, duke penguar makinat tjera që lëvizin në drejtim e kundërt të saj.