Lajme

Katër të vd’ekur në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime, një grua në gjendje të rëndë (FOTO)





Një aksident i rëndë komuikacioni ka ndodhur këtë të diel në magjistralen Ferizaj-Shtime, si pasojë katër persona kanë vd’ekur.

Rastin e ka konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.

Ajo ka treguar se përveç katër vik’timave, një grua është në gjendje të rë’ndë shëndetësore, e cila është dërguar për QKUK.

“Janë katër persona të vd’ekur në vendin e ngjarjes ndërsa një grua është dërguar e intuarbuar për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës. Dy ekipe nga emergjanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes”, tha Ymeri.

Ndërkaq, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:37, konkretisht në fshatin Koshare të Ferizajt, ku janë të përfshira dy automjete.

Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin ./Telegrafi.