Facebook Twitter Instagram
    Saturday, May 21
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook Instagram YouTube TikTok Twitter
    Ligjeruesi
    Banner
    • Ballina
    • Lajme

      Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

      4 hours ago

      425 kosovarë kërkuan azil në shtetet e BE-së për dy muaj

      4 hours ago

      Mësuesi e rrah nxënësin në Rahovec, ky e denoncon në Polici

      6 hours ago

      Çmimet në ‘qiell’: 700 euro i duhet një familje kosovare për t’i mbuluar shpenzimet

      6 hours ago

      Tornado e fuqishme godet Gjermaninë, dhjetëra të lënduar – raportohet për dëme të mëdha materiale

      6 hours ago
    • Islame
      1. Hadithe
      2. Tregime
      3. Të gjitha

      2 lutje që i bënte Muhammedi ﷺ në fillim të namazit

      3 days ago

      Një lutje profetike për faljen e mëkateve…

      3 weeks ago

      3 rregullat e Muhammedit a.s për ngrënien e ushqimit

      3 weeks ago

      Kush e lexon këtë sure 10herë, Allahu ia ndërton një pallat në Xhennet…

      3 weeks ago

      Kush ishte dhëndrri i Muhammedit ﷺ , të cilin e vrau një luan në shkretëtirë?

      2 days ago

      Vdekja pas një pendimi…

      1 week ago

      Histori prekëse e besimtarit që u nis në udhëtimin e jetës…

      2 weeks ago

      Ngjarje prekëse / Mësuesja që ia ndryshoi jetën nxënësit jetim i cili është i njohur sot…

      2 weeks ago

      A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

      4 hours ago

      A e dini se të varfërit do të jenë shumica e banorëve të Xhennetit?

      6 hours ago

      Muharem bajrami feston me sexhde trofeun e kupës me Makedonija GJ.P

      18 hours ago

      Si do të ishte bota pa musliman? – Rezultatet e këtij shkencëtari do t’ju befasojnë

      1 day ago
    • Këshilla
    • Kuriozitete
    • Mjekësia
    • Shëndetësi
    Ligjeruesi
    Home»Lajme»​Kërkohen kushte më të mira për infermierët që të ndalet ikja e tyre nga vendi
    Lajme

    ​Kërkohen kushte më të mira për infermierët që të ndalet ikja e tyre nga vendi

    By E.K1 week ago3 Mins Read
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    FacebookTwitterPinterestLinkedIn





    Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë kanë kërkuar kushte më të mira për komunitetin infermieror, me qëllim të parandalimit të ikjes së tyre nga Kosova.

    Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, mbështetje për infermierët ofruan edhe nga ministria e Shëndetësisë.

    Kryetari i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemaj tha se në dy vjetët e fundit infermierët po sfidohen me pandeminë COVID-19, sfidë kjo e cila ka evidentuar nevojën për fuqizim dhe përmirësim të pozitës së komunitetit infermieror.

    Ai tha gjithashtu se në mungesë të rregullimit ligjor, por edhe përmirësimit të kushteve të punës, shumë infermierë po ikin nga Kosova.

    “Kjo situatë ka dëshmuar rolin dhe rëndësinë e infermierëve dhe nevojën imediate të dhënies së respektit dhe kujdesit të duhur, ligjor dhe institucional. Është evidente se pandemia ka nxjerrë në pah disa probleme që lidhen me pozitën e Infermierëve dhe ka ngritur nevojën e fuqizimit dhe përmirësimit të pozicionit të tyre. Nga kjo arsye OIK ka përgatitur dhe sponsorizuar draft-ligjin për profile të infermierit. Jemi dëshmitarë se në mungesë të rregullimit ligjor, përmirësimit të kushteve të punës, përmirësimit të të ardhurave të infermierëve, ata çdo ditë orientohen në kërkim të vendeve të punës jashtë Kosovës, kështu që në një të ardhme të afërt nëse vazhdon kjo dinamikë do të kemi mungesë të infermierëve dhe profileve të ngjashme. Prandaj, është koha e fundit që me një seriozitet dhe vendosmëri në kohë sa më të shpejtë të zgjidhen problemet aktuale të bartura për një kohë të gjatë ”, u shpreh ai.

    Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku u shpreh se ministria e Shëndetësisë po punon në krijimin e kushteve më të mira të punës për infermierët me qëllim që pengohet edhe ikja e këtij komuniteti nga Kosova.

    Ajo tha se vaksinimi i suksesshëm kundër COVID-19 është dëshmia më e mirë e punës së infermierëve.

    “Përtej sfidës të madhe për COVID-19 e sotmja kërkon nga të gjithë ne që infermierisë në Kosovës t’i japim vëmendje dhe kujdesin e merituar përmes investimit në edukimin cilësor të infermierëve, krijimin e mundësive të mira për punë avancimin e praktikave më të mira profesionale dhe investimi në lidership të infermierisë… Si MSH dhe Qeveri e Kosovës jemi të përkushtuar që të bëjmë çka do që është e mundur që infermierisë t’ia krijojmë një mjedis me kushte optimale për punës, përmirësimin e pozitës dhe krijimin e mundësive për zhvillim dhe avancim profesional me qëllim që infermierët të jenë profesionalisht në nivel me kolegët në vendet me shëndetësi të zhvilluar dhe gjithashtu që ikja jashtë vendit të mos jetë rruga që ata detyrohen të zgjedhin”, tha ajo.

    Ndërsa, zëvendëskryetarja e OIK-së, Lirie Beqiri u shpreh se si komunitet i infermierëve dolën faqebardhë në ballafaqimin me COVID-19.

    “Gjatë asaj kohe dhe tani që është Dita e Infermierëve, gjithmonë është ditur që ne kemi mundësi t’i shpalosim pakënaqësitë apo mangësitë që ka ky profesion”, tha ajo.

    Ndryshe, tryeza e sotme është organizuar nga OIK me moton “Infermierët një zë për të udhëhequr – Investoni në infermierinë dhe respektoni të drejtat për sigurimin e shëndetit global” dhe ajo nisi me një minutë heshtjeje në nderim të infermierëve që kanë vdekur si pasojë e COVID-19.





    Lexo Gjithashtu

    Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

    4 hours ago

    425 kosovarë kërkuan azil në shtetet e BE-së për dy muaj

    4 hours ago

    Mësuesi e rrah nxënësin në Rahovec, ky e denoncon në Polici

    6 hours ago
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • Pinterest
    • YouTube
    • TikTok

    TË FUNDIT

    A ka vaksinë për linë e majmunit – sëmundjen virale e cila po përhapet në botë?

    By E.K4 hours ago

    Përhapja e lisë së majmunit ka habitur zyrtarët shëndetësorë, pasi rastet zakonisht ngjiten në rajonet…

    A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

    4 hours ago

    Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

    4 hours ago

    Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

    4 hours ago

    TË TJERA

    SubhanAllah,Shkenca e zbulon Hadithin e Profetit (a.s) Pse “mos të fryej në enë” !?

    By ligjeruesi7 months ago

    Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Mos merrni frymë në enë dhe mos fryeni…

    SUBHANALLH, MË KANË KËSHILLUAR TË LAHEM ME UJIN ME TË CILIN E KANË LARË TË VDE’KURIN…

    5 months ago

    Në një hadith të saktë nga Ebu Hurejre, përcillet se Profeti (alejhi selam), ka thënë:“Kur Allahu vendos për një çështje në qiell, melekët..!

    12 months ago

    Si ndikon dëgjimi i Kuranit në trurin e njeriut?

    1 month ago
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Faqja "Ligjeruesi" u krijua më 26 Janar 2016!
    Punën e filloi me një angazhim të fuqishëm mediatik e cila vazhdon të jetë në shërbim për te informuar me njohuri të përgjithshme dhe të dobishme për publikun Shqiptarë.

    Për më shumë:

    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn VKontakte
    TË FUNDIT

    A ka vaksinë për linë e majmunit – sëmundjen virale e cila po përhapet në botë?

    4 hours ago

    A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

    4 hours ago

    Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

    4 hours ago
    IMAZHE
    Ascend
    terns
    casual
    riders on the storm
    chairman
    mood
    monument
    liquid cancer
    blue
    basement
    ditch
    stars
    Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2022. Ligjeruesi.
    • Ballina
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Terms of Use
    • Privacy Policy
    • DMCA Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.