Islame Lajme

Kërkohet lejimi i shkollimit për vajzat që bartin mbulesë

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, e kanë quajtur diskriminuese përjashtimin nga shkollat për vajzat që bartin mbulesë.Në mbledhjen e këtij Komisioni ku ishte i ftuar ministri i Arsimit, Ramë Likaj u kërkua që të hiqet udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e mbulesës në shkolla.

Kryetarja e Komisionit Duda Balje, tha se ministri i Arsimit ka kompetencë për të lejuar vajzat që bartin mbulesën në shkolla.

Anëtarja e Komisionit, Besa Ismaili ka pyetur minitrin Likaj, se në bazë të cilit ligji po u ndalohet vajzave me shami shkollimi. Ajo po ashtu ka thënë se edhe brenda ministrisë së Arsimit ka lajthitje për këtë çështje.“Brenda ministrisë së Arsimit ka lajthitje sa i përket politikave. Përfaqësuesi ligjor i MASHT e mohon se udhëzimi administrativ flet për shaminë. Në kemi të drejtë të dimë cili është pozicioni juridik që ka marrë kjo ministri. Këto vajza qe nuk kanë shkuar në shkollë a ka pasur ministria ndonjë program tjetër t’iu ofrojë ndonjë arsimin ndryshe”, ka thënë Ismaili.Ndërsa, ministri Likaj ka thënë se Kosova është shtet laik. Ai thotë se për çështjen e bartjes së mbulesës në shkolla ka kërkuar interpretim edhe nga Avokati i Popullit.