Lajme

Këta janë dy personat që e dërguan 20-vjeçaren e pajetë në spitalin e Ferizajt

Policia e Kosovës ka arritur që të t’i marrë fotografitë e dy të dyshuarve që e dërguan në emergjencën e Ferizajt pa shenja jete një 20-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.





Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se fotografitë janë marrë nga kamerat e sigurisë.

Insajderi, ka publikuar fotografitë e dy personave në kërkim nga Policia e Kosovës që u zhduken pasi lanë në Spitalin e Ferizajt një 20 vjeçare pa shenja jete.

Kryeprokurori ka shtuar se fotografitë e të dyshuarve janë shpërndarë në pika kufitare dhe nëpër drejtori të policisë.

Sipas tij të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë të tipit Audi me tabela zvicerane.