Islame Keshilla Mjekësia

Këto janë 7 shërime profetike, që secili musliman duhet qe t’i dijë..!





Keto jane 7 sherimet profetike, qe secili musliman duhet qe t’i dije..!

1.Mjalti – Allahu i Gjithëfuqishëm thotë në Kuran: “Nga barqet e tyre (të bletëve) del pije me ngjyra të ndryshme. Në të ka shërim për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.” (Nahl, 69)

2.Hixhame – Praktika e hixhamit është miratuar nga Profeti Muhammed (paqja dhe bekimi qofshin mbi të). Thuhet se natën e Israsë, engjëjt i thanë Profetit (paqja dhe bekimi qofshin mbi të):”O Muhamed, urdhëro umetin tënd për hixham.” (Suneni i Tirmidhiut)

3.Fara e zeze – Ebu Hurejre, r.a., ka treguar se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Përdorni rregullisht këtë farë të zezë, sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vd’ekjes.”

4.Uji zem zem – Transmetohet nga Ibën Abasi se ka thënë: i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Uji i Zemzemit është për atë (qëllim) për të cilin pihet; nëse e pi atë që të shërohesh me të, Allahu të shëron. Nëse e pi atë që të të ngopesh, Allahu të ngop. Nëse e pi atë që të shuash etjen, Allahu t’a shuan atë. Ai është gropa e Xhibrilit dhe dhënësi ujë Ismailit.” E transmeton Darakutni. [Batil Meudu (i pavërtetë, i trilluar) – Irvaul Galil 1126, Daiful Xhami 4972].

5. Sidri – Imam Laiki thotë: Transmeton Muhamed Bin Othman nga Said Bin Muhamed el-hanat nga Isak Bin Ebij Israil i cili thotë: Kam dëgjuar Sufjanin të thotë, për Sulejman Bin Umeja (dijetari i thekifëve) nga familja e Arua Bin Mesudit i cili thotë: Se nëna ime dhe gjyshja ime kishin hyrë tek shtëpija e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) dhe po dëgjonin një grua e cila e pyeste Aishen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), a ka për mua ndonjë ilaç i cili më largon nga depresionin dhe lodhjen mendore?Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) u përgjigj: Jo. Gratë që ishin prezent thanë: ”O nëna e besimtarëve ajo ankohet për burrin e saj i cili nuk i afrohet asaj në shtrat”. Atëhere thotë Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) :” Kthejeni përsëri atë grua tëk unë dhe kur vjen i thotë: ”Laje me ujë, e sidër burrin tënd.

7.Rukje – Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Ai (Kurani) është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.” [Fussilet, 44]Dhe thotë: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” [El Isra, 82].Me rukje mund te sherosh semundjet e syrit te keq, hasedit, sihrit, mes’h-it, depresion, an’kth, stres etj.