Lajme

Kjo është gjendja e Shefqet Krasniqit pas infektimit me COVID-19





Prej të dielës, hoxha Shefqet Krasniqi është i shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të infektimit me COVID

Lajmin për gazetën e ka konfirmuar infektologu në këtë klinikë, Izet Sadiku.

Ai ka thënë se gjendja e Krasniqit është stabile dhe se ai së shpejti do të lirohet nga klinika.

“Gjendja e tij është stabile. Ai është mirë. Nuk është me oksigjen e asgjë dhe do të lirohet në shtëpi”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, edhe infektologia Arjeta Zogaj-Berisha ka thënë për Express se gjendja e Krasniqit është e mirë dhe se ai do të lirohet ditën e nesërme nga klinika.

Përndryshe, Krasniqi ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook se gjatë kësaj jave nuk do të mbajë ligjerata për arsye shëndetësore