Facebook Twitter Instagram
    Saturday, May 21
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook Instagram YouTube TikTok Twitter
    Ligjeruesi
    Banner
    • Ballina
    • Lajme

      Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

      10 mins ago

      425 kosovarë kërkuan azil në shtetet e BE-së për dy muaj

      18 mins ago

      Mësuesi e rrah nxënësin në Rahovec, ky e denoncon në Polici

      3 hours ago

      Çmimet në ‘qiell’: 700 euro i duhet një familje kosovare për t’i mbuluar shpenzimet

      3 hours ago

      Tornado e fuqishme godet Gjermaninë, dhjetëra të lënduar – raportohet për dëme të mëdha materiale

      3 hours ago
    • Islame
      1. Hadithe
      2. Tregime
      3. Të gjitha

      2 lutje që i bënte Muhammedi ﷺ në fillim të namazit

      3 days ago

      Një lutje profetike për faljen e mëkateve…

      3 weeks ago

      3 rregullat e Muhammedit a.s për ngrënien e ushqimit

      3 weeks ago

      Kush e lexon këtë sure 10herë, Allahu ia ndërton një pallat në Xhennet…

      3 weeks ago

      Kush ishte dhëndrri i Muhammedit ﷺ , të cilin e vrau një luan në shkretëtirë?

      2 days ago

      Vdekja pas një pendimi…

      1 week ago

      Histori prekëse e besimtarit që u nis në udhëtimin e jetës…

      2 weeks ago

      Ngjarje prekëse / Mësuesja që ia ndryshoi jetën nxënësit jetim i cili është i njohur sot…

      2 weeks ago

      A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

      6 mins ago

      A e dini se të varfërit do të jenë shumica e banorëve të Xhennetit?

      2 hours ago

      Muharem bajrami feston me sexhde trofeun e kupës me Makedonija GJ.P

      14 hours ago

      Si do të ishte bota pa musliman? – Rezultatet e këtij shkencëtari do t’ju befasojnë

      23 hours ago
    • Këshilla
    • Kuriozitete
    • Mjekësia
    • Shëndetësi
    Ligjeruesi
    Home»Islame»Kjo është vlera e ditës së xhuma
    Islame

    Kjo është vlera e ditës së xhuma

    By E.K1 week ago5 Mins Read
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    FacebookTwitterPinterestLinkedIn





    Dita e xhumasë është ajo ditë për të cilën Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dita më e mirë që ka lindur dielli është dita e xhumasë”.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Prej udhëzimit të Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, ishte madhërimi i kësaj dite, fisnikërimi i saj, dhe dallimi i saj me adhurime në krahasim me ditët tjera”.

    Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, numëroi më shumë se tridhjetë veçori dhe vlera për këtë ditë të madhe dhe prej tyre do t’i cekim disa më kryesore.

    1- Dita e xhumasë është ditë feste që përsëritet. Në këtë ditë ndalohet agjërimi ndarazi prej ditëve tjera, kështu që me këtë kundërshtohen krishterët dhe jehuditë, dhe i jepet mundësi muslimanit që të forcohet për disa adhurime të posaçme të kësaj dite si, namazi, lutjet, e tjerë. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Me të vërtetë dita e xhumasë është ditë feste, dhe ditën e festës mos e bëni ditë agjërimi, përveçse nëse ia bashkëngjitni një ditë para ose pas.”

    2- Dita e xhumasë është dita e “tepricës”, dita kur i shfaqet Allahu azze ue xhel besimtarëve në xhenet. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Aty do të kenë çfarë të duan – e prej Nesh (do të kenë) edhe më shumë.” Kaf 35. 

    Enes ibën Malik, radijallahu anhu, thotë: “I paraqitet Allahu azze ue xhel besimtarëve në xhenet çdo xhuma.”

    3- Dita e xhumasë është prej ditëve më të mira. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Dita më e mirë që ka lindur dielli është dita e xhumasë”.

    4- Në këtë ditë ka një orë në të cilën pranohet duaja. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Në këtë ditë gjendet një orë, nëse e takon një rob musliman duke u falur dhe kërkon prej Allahut azze ue xhel diç, Allahu ia jep atë”. 

    5- Në këtë ditë pëlqehet veprimi i veprave të mira. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Ai i cili i vepron këto pesë vepra brenda dite, Allahu azze ue xhel e shënon prej banorëve të xhenetit: Viziton të sëmurin, prezanton në xhenaze, agjëron këtë ditë, shkon në xhami për faljen e namazit të xhumasë, dhe liron një rob.”

    Sqarim: Agjërimi që ceket në këtë hadith është agjërimi i cili bie në këtë ditë pa qëllim veçimi të kësaj dite, siç e ceka më lartë.

    6- Kjo ditë është dita kur do të ndodhë Kiameti. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “S’do të ndodhë Kiameti përveçse në ditën e xhuma.”

    7- Kjo ditë është dita kur falen mëkatet. Transmeton Selman el Farisij, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Një njeri që pastrohet në ditën e xhuma, e pastron veten e tij me sa të mundet, i lyen flokët me vaj ose parfumohet nga parfumet e shtëpisë së tij, shkon në xhami dhe nuk shkakton ndarje mes njerëzve (që janë ulur), falet ashtu siç e ka urdhëruar Allahu dhe pastaj dëgjon me vëmendje atë që thotë imami, do t`i falen të gjitha mëkatet nga e xhumaja deri në xhumanë tjetër.”

    8- Ai i cili shkon për ta falur namazin e xhumasë duke ecur në këmbë, ka shpërblim të madh. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Kush pastrohet ditën e xhuma dhe rregullohet sa më mirë që është e mundshme, dhe shpejton sa më herët që është e mundshme, e shkon në këmbë e jo duke kalëruar, pastaj i afrohet imamit, e përcjell hutben me vëmendje pa kurrfarë lëvizje të palejueshme (më gjymtyrë ose me gojë) do të ketë shpërblim sikur të ketë agjëruar dhe të jetë  falur tërë vitin.”

    9- Xhumaja deri në xhumanë tjetër është shkak për faljen e mëkateve mes tyre, dhe për tri ditë të tjera shtesë. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Ai i cili pastron trupin ditën e xhuma, pastaj niset për ta falur namazin, i falë ato që është i detyruar t’i falë, e dëgjon hutben me vëmendje, pastaj falet me imamin, Allahu azze ue xhel ia falë mëkatet nga kjo xhuma deri në xhumanë tjetër, dhe për tri ditë të tjera shtesë.“

    Mëkatet e përmendura në këtë hadith janë mëkate të vogla, ashtu siç ka transmetuar Ibën Maxhe nga Ebu Hurejra fjalët e mëposhtme: “Për ata që nuk kanë bërë mëkate të mëdha”.

    10- Vdekja e një muslimani ditën apo natën e xhumasë, është prej shenjave të përfundimit të mirë.Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Ai i cili vdes ditën apo natën e xhumasë, i shmanget sprovës së varrit.”

    11- Dhënia e lëmoshës në këtë ditë është më e mirë se në ditët tjera. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë:“Lëmosha e kësaj dite krahas ditëve tjera javore, është si lëmosha e muajit Ramazan krahas muajve tjerë.”

    Pastaj tha: “E shihja ibën Tejmijën, Allahu e mëshiroftë, se kur dilte prej shtëpie për ta falur namazin e xhumasë, merrte me vete bukë apo çka gjente në shtëpi dhe e jepte si lëmoshë fshehurazi.”

    Këto ishin disa prej veçorive të kësaj dite të madhe, dhe po të kishte kjo ditë vetëm një nga veçoritë që i cekëm, do të ishte e mjaftueshme për muslimanin në rast se e praktikonte dhe kujdesej për të.

    përgatiti: Irfan JAHIU





    Lexo Gjithashtu

    A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

    6 mins ago

    A e dini se të varfërit do të jenë shumica e banorëve të Xhennetit?

    2 hours ago

    Muharem bajrami feston me sexhde trofeun e kupës me Makedonija GJ.P

    14 hours ago
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • Pinterest
    • YouTube
    • TikTok

    TË FUNDIT

    A ka vaksinë për linë e majmunit – sëmundjen virale e cila po përhapet në botë?

    By E.K1 min ago

    Përhapja e lisë së majmunit ka habitur zyrtarët shëndetësorë, pasi rastet zakonisht ngjiten në rajonet…

    A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

    6 mins ago

    Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

    10 mins ago

    Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

    13 mins ago

    TË TJERA

    Pse duhet thënë “Bismilah” para se te hedhësh ujin e nxehtë…!?

    By ligjeruesi10 months ago

    Pse duhet thënë “Bismilah” para se te hedhësh ujin e nxehtë…!?Thuaj “Bismilah” para se te…

    Fjala pastërti ka ardhur në Kuran në trembedhjete kuptime

    December 29, 2020

    SubhanAllah, mrekullia e Allahut në sy të devesë…!

    December 19, 2020

    Kush ishte dhëndrri i Muhammedit ﷺ , të cilin e vrau një luan në shkretëtirë?

    2 days ago
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Faqja "Ligjeruesi" u krijua më 26 Janar 2016!
    Punën e filloi me një angazhim të fuqishëm mediatik e cila vazhdon të jetë në shërbim për te informuar me njohuri të përgjithshme dhe të dobishme për publikun Shqiptarë.

    Për më shumë:

    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn VKontakte
    TË FUNDIT

    A ka vaksinë për linë e majmunit – sëmundjen virale e cila po përhapet në botë?

    1 min ago

    A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

    6 mins ago

    Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

    10 mins ago
    IMAZHE
    Ascend
    terns
    casual
    riders on the storm
    chairman
    mood
    monument
    liquid cancer
    blue
    basement
    ditch
    stars
    Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2022. Ligjeruesi.
    • Ballina
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Terms of Use
    • Privacy Policy
    • DMCA Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.