Lajme Shendetesi

Kosova siguron 1.213.290 vaksina në marrëveshjen me Pfizer!





Kosova siguron 1.213.290 vaksina në marrëveshjen me Pfizer!

Është arritur marrëveshja me Pfizer për blerjen e 1.213.290 dozave të vaksinës COVID-19.

Ky moment shënon hapin më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës përballë Covid-19, duke ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe sistemin tonë shëndetësor.

Pas një pune intensive të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ekipit Negociator të Vaksinës, Kosova ka siguruar doza të mjaftueshme për të kryer vaksinimin përtej grupeve prioritare në përputhje me Planin Shtetëror të Vaksinimit.