Islame Kuriozitete

Ku është Allahu, Cila është përgjigjja e saktë për këtë pyetje me dëshmi nga i Derguari a.s?





Pyetje: “Kur disa pyeten se ku është Allahu, ata përgjigjen se Ai është kudo.Cila është përgjigjja e saktë për këtë pyetje me dëshmi nga Sher’iati?

Përgjigje:“Është e detyrueshme për këdo që pyetet se ku është Allahu, që t’i japë të njëjtën përgjigje si robëresha që i dha të Dërguarit të Allahut alejhi selam kur ai ia bëri këtë pyetje.Kur një njeri dëshiroi ta lironte ro’bëreshën e tij, e çoi atë tek i Dërguari i Allahut alejhi selam.

Profeti alejhi selam e pyeti atë:“Ku është Allahu?” Atëherë ajo u përgjigj: “Mbi qiell.”

Ai tha: “Kush jam unë?”Ajo u përgjigj:“Ti je i Dërguari i Allahut.”Në atë rast, i Dërguari i Allahut alejhi selam i tha atij: “Liroje atë se vërtetë ajo është besimtare.” (Muslimi, Eb’u Davudi, Ahmedi)Kjo është përgjigja e detyrueshme që duhet ta ketë në mendje çdo besimtar.