Islame Keshilla

Kur është koha e duhur për faljen e namazit të natës ?





Imam Ibn Baz , Allahu e mëshiroftë.Dikush ka dërguar në redaksi disa pyetje ku në njërën prej tyre thotë:Kur është koha e duhur për faljen e namazit të natës?Koha e namazit të natës është ndërmjet namazit të jacisë deri në lindjen e agimit. E gjithë kjo kohë është për faljen e namazit të natës.Duke filluar prej mbarimit të namazit të jacisë deri në lindjen e agimit. Por koha më e mirë është fundi i natës ose një e treta e saj.Por nëse e fal namazin e natës para se të flesh kjo gjithashtu është gjë e mirë.

Nëse frikësohesh se nuk mundesh (të falesh) në fund të natës, atëherë më e mira është që të falesh në fillim të saj para se të flesh.Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i ka këshilluar disa sahabë që ta falin vitrin para gjumit.Cdo njeri është i ditur për veten e tij.Nëse personi ka mundësi të ngrihet dhe të falet në fundin e natës kjo është më e mira.Nëse jo, atëherë le të falet në fillim të natës.“Fetaua nurun ala ed derb”