Islame Keshilla

Kur mëkatet të dërgojnë në Xhenet, si mund ndodhë?

Shemsuddin Muhammed bin Ebi Bekër Ibën Kajjim el-Xheuzijje (ka vdekur 751 H.), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:“Me të vërtetë robi e bën një mëkat dhe hyn në Xhenet përmes veprimit të tij dhe ai e vepron një vepër të mirë dhe hyn në zj’arr përmes veprimit të saj.

”E pyetën “Si është e mundur kjo?”Ibën Kajjim, Allahu e mëshiroftë, u përgjigj“E vepron një mëkat dhe si rrjedhim vazhdimisht ekziston para syve të tij, (dhe e bën atë) t’i frikësohet atij, të brengoset për të, të trembet dhe të qajë duke u penduar për kryerjen e tij (mëkatit).Ndihet i turpëruar para Zotit, të Lartësuarit, me kokën e ulur në mes të duarve, dhe me zemër të thyer dhe i dëshpëruar për shkak të tij (më’katit).

Si rrjedhojë, ai më’kat do të jetë më i dobishëm për të, sesa shumë vepra të mira të adhurimit (ibadete).Si pasojë këto gjëra të përmendura më lartë janë shkak për gëzimin e Allahut ndaj këtij robi, deri sa ai mëkat të bëhet arsye për të që të hyjë në Xhennet.Robi i Allahut e bën një vepër të mirë dhe vazhdon ta shohë atë si një nder për Allahun dhe bëhet egoist, kryelartë, mendjemadh e ar’rogant për shkak të saj.

Dhe, ai thotë “unë e bëra këtë e këtë vepër (duke u mburrur) e kjo shkakton pajisje me karakteristika të mburrjes, mendjemadhësisë (arrogancës) dhe adoptimin e një qëndrimi autoritar (imponues).

Kjo bëhet arsye për shkatërrimin e tij.Në këtë mënyrë, nëse Allahu Teala dëshiron mirë për robin e Tij nevojtar, Ai e sprovon atë me diçka në mënyrë që ta kthejë atë (robin) dhe ta bëjë që ta ulë kokën e tij si nënshtrim (përulje) dhe t’ia ulë atij ndjenjën e përparësisë ndaj vetes së tij.Dhe, nëse Allahu dëshiron për robin e tij diçka tjetër përveç të mirës, Ai (Allahu) do ta braktisë atë dhe mburrjen e kotësinë e tij, dhe kjo shpie detyrimisht në shkatërrimin e tij.

“El-Uabilu es-Sajjibu min kelim et-Tajjib – Ibën el-Kajjim.