Lajme

Kush është dhe çfarë bën Khaby Lame, emigranti që humbi punën për shkak të pandemisë dhe tani çmend TikTok me 65 milionë ndjekës





Prindërit e tij e qortuan atë për përkushtimin e tij vetëm në postimin e videove në vend që të kërkonte një burim më tradicional të të ardhurave. Por ai u bë i famshëm me një formulë që kalon çdo kufi.

Gjatë ditëve të para të marsit 2020, për shkak të pandemisë, Khabane Lame humbi punën e tij si punëtor në qytetin Chivasso, në Italinë veriore. Si rezultat, atij iu desh të kthehej të jetonte me familjen e tij në një apartament modest.

Prindërit e tij, senegalez, e shikuan atë duke kaluar orë të tëra çdo ditë duke postuar video në TikTok në vend që të kërkonte një punë tjetër siç i ishte thënë. Nën emrin Khaby Lame, 21-vjeçari u bë viral me reagimet e tij ndaj videove absurde të komplikuara që treguan mënyra kurioze për të kryer detyra të thjeshta, të tilla si prerja e një bananeje ose përdorimi i një pajisje për të veshur këpucët, ndër të tjera, transmeton Telegrafi.