Islame

Kush eshte me e mire dituria apo pasuria?

Ibn Kajimi, rahimehullah, ka thënë:

” Dija është trashëgëmi e pejgamberëve, kurse pasuria është trashëgëmi e mbretërve.





Dija e ruan njeriun, kurse pasurinë duhet ta ruaj njeriu.

Dija shtohet me ndarje, kurse pasuria harxhohet me dhënie.

Dija e përcjell njeriun edhe ne var, kurse pasuria ndahet prej tij pas vdekjes.

Dija e sundon pasurinë, kurse pasuria nuk e sundon dijen.

Pasuria i jepet secilit kurse dija vetëm atij që e kërkon.
Për dijetarin kanë nevojë mbretërit edhe tjerët, kurse për pasurinë vetëm të varfërit.

I pasuri mund të bëhet i varfër për një moment, kurse i dituri asnjëher nuk mund të bëhet injorant.

Pasuria njeriun e ban rob të dynjasë, kurse dija e thërret njeriun në adhurim të Zotit.

Pasuria mund të bëhet shkak i shkatërrimit të njeriut, kurse dija i jep jetë njeriut.

Lumturia e dijes është e përhershme, kurse e pasurisë e përkohshme.

Dijetari vlerën e ka subjektive, kurse pasaniku vlerën e ka në pasurinë.

I pasuri i thëret njerëzit me pasurinë e tij në dynja, kurse dijetari i thërret në ahiret.”

Suad Shabani