Hadithe Islame Keshilla

Kush hyn i pari në xhami ditën e Xhuma, regjistrohet me emrin e tij dhe i shkruhet për sevap, sikur ka bërë kurban një deve…





VLERA E MADHE E DITËS SË XHUMA (PREMTE)!

Siç urdhëron Krijuesi i gjithësisë në Librin e Tij fisnik:
“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhuma, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.”-Xhuma:9

Dita e xhuma është ditë e madhe edhe për melekët e Zotit.
Profeti (a.s) ka thënë: “Kur vjen dita e xhuma, melekët vijnë në dyert e xhamive dhe regjistrojnë besimtarët në regjistrat e tyre njërin pas tjetrit. Kush hyn i pari në xhami ditën e xhuma, regjistrohet me emrin e tij dhe i shkruhet për sevap, sikur ka bërë kurban një deve. Kush vjen pak më vonë, shkruhet emri i tij sikur të ketë bërë kurban një lopë. Kush vjen pas tij, llogaritet sikur ka bërë kurban një dash. Atij që vjen më pas, i shkruhet sikur ka bërë kurban një pulë. Kush vjen pas tij i shkruhet sikur ka dhënë sadaka një vezë. Pastaj në momentet që hatibi ngjit shkallët e minberit, ata i mbyllin regjistrat e tyre, ulen dhe dëgjojnë hutben bashkë me besimtarët e tjerë, që janë në xhami”.
Buhari, ne Fet’hu-l-Bari, vell.II, f.425 dhe Muslimi
vëll.II, f.582, Allahu i meshirofte.

Komentim Kur’ani (tefsir),
Sure Xhumu’a-9,
Ibn Kethir, Allahu e meshirofte.