Islame Lajme

Ky është statusi i Halil Kastratit: Sot u bë realitet ëndrra e cila më ka lën shumë vite pa gjumë!

Ky është statusi i Halil Kastratit: Sot u bë realitet ëndrra e cila më ka lën shumë vite pa gjumë! Të nderuar vëllezër e motra.Të nderuar bamirës.Sot përuruam “Shtëpinë e të Moshuarve” një objekt që do të rikthejë shpresën te qindra pleq tanë.

Falënderoj nga zemra pjesëmarrësit në këtë ngjarje, ndërsa u kërkoj falje të gjithëve që për shkak të pandemisë nuk patët mundësi të jeni në këtë moment të rëndësishëm edhe fizikisht me ne.Më shumë se 3 mijë bamirës që sot u pllakosët në muret e kësaj ndërtese si dëshmi për humanitetin tuaj, Zoti ju shpërbleftë juve dhe gjithë.bamirësat që po bëjnë të pamundurën të mundur!Bamirës Zoti kurrë mos ju humbtë.