Islame

Labinot Tahiri i del në mbrojtje Elvis Naçit: Po akuzoni një njeri të BEKUAR, i cili kryen punë më shpejtë se sa QEVERITË që i kishit dhe i keni??

Këngëtari dhe humanisti i njohur Labinot Tahiri ka reaguar pas lajmeve të fundit rreth Hoxhës dhe Humanistit Elvis Naci.

Ai i ka reagur ashpër kritikave që u bënë në drejtim të Naçit.

Ky është postimi i tij:

Shkrim për njeriun e duhur në kohën e duhur atje në Shqipëri!
Z. ELVIS NAÇI

Mirëdita shqiptarë, vëllezër katolik e musliman!

Çuditërisht, ka politikanë të cilët i votoni dhe i keni votuar tani e shumë dekada, dhe sikur ju hipnotizojnë! Prap i votoni nuk iu bëhet vonë…! Shumë herë ua kanë vjedhur votën edhe PARANË E XHEPIT!!

More njerëz, a nuk po keni me kënd me u marr, por shkoni e shkruani gjithëçka duke akuzuar një njeri të BEKUAR, i cili kryen punë më shpejtë se sa QEVERITË që i kishit dhe i keni??

Si mundeni kështu, me i ataku njerëzit pa qenë kurfar procesi gjygjësorë, por, edhe po të fillonte ndonjë proces, ato punë i takojnë GJYKATAVE, jo neve ose juve.

Humbën miliona euro tek ju në Tiranë e te ne në Kosovë, dhe kush nuk ngre zërin e nuk ngritet në këmbë, por merreni i madh e i vogël paa një x lajmi të pa vertetë..!

Njeri i nderuar, z Elvis Naçi, vëlla shqiptarë!
Vazhdo e jeto me lumturi dhe ashtu siç je, duke i thirrue duart e shqiptarëve për të ndihmuar, dhe mos u çudit se sot e shajnë edhe familjen e njeriut të shenjtë Adem Jasharit, e shajnë Nanë Terezën e shumë kontribues të tokave tona!
Por fundja, më shumë zë vend te ZOTI, një urim nga mijera nëna që të urojnë , se sa pak veta të cilët të paragjykojnë në qoftëse jam edhe unë..!

Punë të mbarë vëlla dhe gjitha të mirat ty dhe atyre që të mbështesin me donacione.

Edhe pse kurrë nuk kemi ndenjur bashkë ne të dy, unë e dua dhe e vlerësoj çdo njeri i cili, ndihmon me sinqeritetin më të madh, ndien thellë dhimbjen e njerëzve nevojtarë dhe punon për të mirën e vendit.

Kush ka takat, dilni e ju mbledhni para e ndihmoni e shihni si është…! Besimi dhurohet nga Zoti, jo nga monedha.

Le të me akuzojnë mua e tani ua tregoj vendin….!

Nuk lan kend pa e etiketuar ose duke u munduar ta poshtrojnë, dhe kur kanë interesa behen SERVIL TË POLITIKANËVE, se ju japin lekë…!

PËR DREJTESINË DUHET TA THEMI TË VERTETEN.

Sinqerisht,

Labinot Tahiri KOSOVË E SHQIPËRISË!