Lajme

Lajmërohet Hoxhë Fatmir Latifaj nga Turqia, operimi në zemër doli me sukses..!





Postimi i plotë:

Pas vështirësisë vjen lehtësimi

Të dashurit e mi vëllezër dhe motra, me ndihmën e Allahut sot pas namazit të xhumasë iu nënshtrova një ndërhyrje kardiake që përmban në vete studim konstatim dhe intervenim në fushën elektrofiziologjike të zemrës, ku m’u eliminuan dy bllokada që pengonin elektricitetin e mirëfilltë të zemrës.
Falë Zotit pastaj ndërhyrjes së mjekut dhe stafit të tij e kalova me sukses edhe këtë sprovë, ku pas disa ditëve të rehabilitimit do t’i kthehem Kosovës tonë të dashur.
Qofshi të bekuar të gjithë ju që më kujtuat në lutjet tuaja, dhe ju që keni shprehur interesim për gjendjen time shëndetësore. Ju përshëndes nga zemra ime e tashmë insha-Allah e shëruar!

Fatmir Latifaj
Ankara, Turqi