Një tërmet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maqedoni të Veriut.
Raportohet se lëkundjet e tokës kanë qenë me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në juglindje të Tetovës, në një thellësi prej 2 kilometra, raporton RTV 21 në Maqedoni të Veriut.