Islame

Melekët ndërrohen në kohën e namazit të…

Melekët ndërrohen në kohën e namazit të sabahut dhe të ikindisë.O ju që e falni sabahun! Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi Pejgamberin Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij.





Grupi i suksesshëm…, fytyrat e tyre shndrisin, ballët e tyre ndriçojnë, kohët e tyre janë përplotbereqet. Po qe se je nga ta falënderoje Allahun për dhuntitë që t’i ka dhënë, e nëse nuk bën pjesë në grupin e tyre, atëherë Lus Zotin të të bëjë prej tyre! E di se kush janë ata?!

Ata janë falësit e sabahut! Janë të kujdesshëm ndaj këtij obligimi, e ruajnë këtë adhurim. Me të e presin ditën, me të e çelin ditën, për ta dëshmojnë melekët. Ai që e fal sabahun me xhemat është sikurse të ishte falur tërë natën…