Lajme

Mësimi fillon të hënën, nuk lejohen më shumë se 20 nxënës në klasa

Mësimi fillon të hënën, nuk lejohen më shumë se 20 nxënës në klasa

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka diskutuar me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës për masat e reja anti-COVID.

Vitia informoi kryetarët e Komunave me propozim për masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 27 shtator 2021, ku theksoi se mësimi fillon të hënën dhe nuk lejohen më tepër se 20 nxënës të qëndrojnë në klasa.

– “Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe”.