Lajme

Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa në Dubai, ndriçohet kuq e zi për 28 Nëntor

Një tjetër urim i veçantë i ka ardhur Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë 108-vjetor të Pavarësisë.

Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa është veshur kuqezi për nder të Ditës së Flamurit.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi.

Siç shihet në videon dhe fotot e mëposhtme, flamuri kuqezi ka dominuar Dubain për disa minuta.