Facebook Twitter Instagram
    Saturday, May 21
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook Instagram YouTube TikTok Twitter
    Ligjeruesi
    Banner
    • Ballina
    • Lajme

      Lija e majmunëve mund të vijë edhe në Kosovë, por pa rrezik (VIDEO)

      48 mins ago

      Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

      8 hours ago

      425 kosovarë kërkuan azil në shtetet e BE-së për dy muaj

      8 hours ago

      Mësuesi e rrah nxënësin në Rahovec, ky e denoncon në Polici

      10 hours ago

      Çmimet në ‘qiell’: 700 euro i duhet një familje kosovare për t’i mbuluar shpenzimet

      10 hours ago
    • Islame
      1. Hadithe
      2. Tregime
      3. Të gjitha

      2 lutje që i bënte Muhammedi ﷺ në fillim të namazit

      3 days ago

      Një lutje profetike për faljen e mëkateve…

      3 weeks ago

      3 rregullat e Muhammedit a.s për ngrënien e ushqimit

      3 weeks ago

      Kush e lexon këtë sure 10herë, Allahu ia ndërton një pallat në Xhennet…

      3 weeks ago

      Kush ishte dhëndrri i Muhammedit ﷺ , të cilin e vrau një luan në shkretëtirë?

      2 days ago

      Vdekja pas një pendimi…

      1 week ago

      Histori prekëse e besimtarit që u nis në udhëtimin e jetës…

      2 weeks ago

      Ngjarje prekëse / Mësuesja që ia ndryshoi jetën nxënësit jetim i cili është i njohur sot…

      2 weeks ago

      Cilat jane gratë më të mira dhe gratë më të këqija?

      52 mins ago

      A e dini se sprovat janë të nevojshme që të ngritët vullneti i besimtarëve të sinqertë?!

      8 hours ago

      A e dini se të varfërit do të jenë shumica e banorëve të Xhennetit?

      10 hours ago

      Muharem bajrami feston me sexhde trofeun e kupës me Makedonija GJ.P

      22 hours ago
    • Këshilla
    • Kuriozitete
    • Mjekësia
    • Shëndetësi
    Ligjeruesi
    Home»Lajme»Ndërtimtaria në Kosovë mbetet pa punëtorë, shkak shkuarja e të rinjve jashtë vendit
    Lajme

    Ndërtimtaria në Kosovë mbetet pa punëtorë, shkak shkuarja e të rinjve jashtë vendit

    By Ligjeruesi News3 months ago5 Mins Read
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    FacebookTwitterPinterestLinkedIn

    Numri i të punësuarve pa kontratë dhe rrezikshmëria e lartë në punë, është njëri nga shkaktarët kryesorë që sektori i ndërtimtarisë përballet me mungesë të punëtorëve tash e sa kohë.





    Nga Shoqata e ndërtuesve presin që për një kohë të shkurtër të marrin punëtorë nga vendet tjera. Ndërsa nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, fajin ia lënë kushteve të rënda që janë përballur punëtorët dhe mostrajtimi i duhur nga pronarët.

    Kryetari i Shoqatës së ndërtuesve, Faton Hoxha, thotë se ndonëse gjendja ende nuk është alarmante, në atë drejtim, ai ka thënë se do të shkojnë shumë shpejt pas ofertave të shumta për punësim jashtë vendit.

    Hoxha tha se një numër i madh i punëtorëve të sektorit të ndërtimit po shkojnë jashtë shtetit se po i’u ofrohen kontrata më të mira.

    “Kemi edhe migrim shumë domethënë, për shembull një numër i madh i atyre kanë shku në Kroaci në Slloveni po edhe tash në Gjermani. Po ofrohen kontrata prej firmave që janë në Gjermani ose shumica janë firma shqiptare që janë nëpër Gjermani e në Evropë edhe po shkojnë. Se çka po i detyron ata është mirë me i pyet ata mirëpo sigurisht po pretendojnë që ka kushte më të mira atje edhe pse sipas asaj që e dimë ne ose sipas kontakteve që i kemi për sa paguhen ata për punëtorë gjysmë të kualifikuar për mos me thënë të pakualifikuar çfarë na i kemi këtu në mungesë të shkollave profesionale. Me pagesat që i marrin atje nuk munden me bë diçka më shumë se sa që bëjnë këtu me pagesat që bëhen këtu”, tha ai për eo.

    Hoxha theksoi se punëtorë të sektorit të ndërtimit nga vendet e rajonit ka por jo në masë të theksuar.

    “Po prej rajonit, prej Shqipërisë sidomos pjesa e Lumës, Hasit ka vite që punojnë në Prizren, Gjakovë po edhe në Prishtinë por jo në masë të theksuar. Kroacia prej regjistrimit të popullsisë që e ka pas në vitin 2011 edhe të fundit 2021 ka dikund 10 për qind më pak numrin e banorëve. Njëjtë edhe për 270 mijë vetë është më i vogël numri i banorëve në Slloveni që është më shumë se 10 për qind. Domethënë migrimi nuk është që veç te kosovarët që po migrojnë, prej të gjitha shteteve migrohet”, tha Hoxha.

    “Njerëzit gjithmonë kërkojnë, gjithmonë ka pasur lëvizje e sidomos tash kur ka më shumë informat, më shumë ke mundësi me u qas, me kriju kontakt me dikën. Me teknologji të informacionit nuk ke nevojë me shku në Gjermani me gjet dikënd për punë e gjen nga këti. Domethënë migrimi nuk ndalet asnjëherë”, u shpreh ai.

    E në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se gjendja e punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë është në gjendje të rëndë. Ai thotë se 70 për qind e humbjes së jetëve të punëtorëve ndodh në këtë sektor.

    “Ndër sektorët më të rënda gjendja që ka qenë dhe ende është se në sektorin e ndërtimit kemi që nga mungesa e kontratës së punës deri tek humbja e jetës së këtyre punëtorëve. Mund të themi se 70 për qind e humbjes së jetëve të punëtorit vijnë nga sektori i ndërtimtarisë dhe po flasim deri më sot sepse çka do të ndodh nesër nuk e dimë. Është një sektor ku punëtoret kanë punuar jashtë orarit të punës, kanë punuar pa kushte adekuate të punës. Po flas për një pjesë sepse një pjesë ndoshta edhe kanë qenë në kushte normale po sektori i ndërtimtarisë është sektori i cili punon gjatë verës e në moment kur nuk mund të punojnë në këtë sektor, faktikisht gjithçka përfundon aty”, u shpreh Azemi.

    “Pjesa dërmuese e punëtorëve pa kontrata pune vijnë nga sektori i ndërtimtarisë dhe sektori i ndërtimtarisë është sektor për të cilën është punë më e rëndë pasi që ne kemi pak mekanizma bashkohorë. Punëtorët janë të obliguar shpeshherë që ta bartin materialin nga kati i parë në kate më të larta dhe çka është më e rënda, këta punojnë në një lartësi bukur të madhe, pa masa dhe mjete mbrojtëse, çka shpesh here kemi përfunduar edhe me fatalitet”, thotë ai.

    Azemi tha se ka mungesë të punëtorëve pasi pronarët e kompanive nuk i kanë trajtuar ata si duhet.

    “Po kemi mungesë të këtyre kryesisht punëtorëve të profesioneve të caktuara. Pse e kemi këtë mungesë e kemi pasi që pronarët e kompanive nuk i kanë trajtuar ashtu siç duhet e sa duhet punëtorët e këtij sektori. Tani deshëm apo nuk deshëm e pranojnë apo nuk e pranojnë, pronarët e kompanive megjithëse ata e dinë më së miri që ka mungesë të të gjitha profileve dhe faktikisht punëtorët me profesionet të caktuara nuk janë ata të cilët kanë qenë para një viti. Po ndihet mungesë shumë e madhe e këtyre profileve”, tha Azemi.





    Lexo Gjithashtu

    Lija e majmunëve mund të vijë edhe në Kosovë, por pa rrezik (VIDEO)

    48 mins ago

    Mjekët dhe infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë që tre muaj pa pagë

    8 hours ago

    425 kosovarë kërkuan azil në shtetet e BE-së për dy muaj

    8 hours ago
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • Pinterest
    • YouTube
    • TikTok

    TË FUNDIT

    Lija e majmunëve mund të vijë edhe në Kosovë, por pa rrezik (VIDEO)

    By E.K48 mins ago

    Në botë e së fundmi edhe në Evropë është përhapur një infeksion i ri. “Lija…

    Cilat jane gratë më të mira dhe gratë më të këqija?

    52 mins ago

    Agjensia e sigurisë shëndetësore ka dhënë një lajm paksa të çuditshëm për “lijën e majmunit”, a mund të jetë kjo epidemia e radhës?

    54 mins ago

    A ka vaksinë për linë e majmunit – sëmundjen virale e cila po përhapet në botë?

    8 hours ago

    TË TJERA

    Sa e duam Allahun?

    By ligjeruesi6 months ago

    Sa e duam Allahun? Dijetari i madh Ibn El-Kajjim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: ✍…

    Kujtdo që i del gjumi natën dhe i lutet Allahut me këtë lutje – lutja do ti pranohet..!

    February 8, 2021

    Zgjimi Herët në Mëngjes – Si Ndikon Për Shëndetin e Trurit !

    November 14, 2020

    Ja çfarë ka brenda Qabes në Mekë (FOTO)

    November 16, 2020
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Faqja "Ligjeruesi" u krijua më 26 Janar 2016!
    Punën e filloi me një angazhim të fuqishëm mediatik e cila vazhdon të jetë në shërbim për te informuar me njohuri të përgjithshme dhe të dobishme për publikun Shqiptarë.

    Për më shumë:

    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn VKontakte
    TË FUNDIT

    Lija e majmunëve mund të vijë edhe në Kosovë, por pa rrezik (VIDEO)

    48 mins ago

    Cilat jane gratë më të mira dhe gratë më të këqija?

    52 mins ago

    Agjensia e sigurisë shëndetësore ka dhënë një lajm paksa të çuditshëm për “lijën e majmunit”, a mund të jetë kjo epidemia e radhës?

    54 mins ago
    IMAZHE
    Ascend
    terns
    casual
    riders on the storm
    chairman
    mood
    monument
    liquid cancer
    blue
    basement
    ditch
    stars
    Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2022. Ligjeruesi.
    • Ballina
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Terms of Use
    • Privacy Policy
    • DMCA Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.