Islame Kuriozitete

Në cilat vende rrine Meleket e Zotit ?

1 –Alternimi i melekëve.Zoti ka caktuar melekë të cilët shëtisin rrugëve në kërkim të vendeve ku përkujtohet Zoti, ku falet namazi i xhumasë dhe namazet me xhemat. Disa prej tyre vijnë dhe të tjerët largohen. Ata u bashkëngjiten njerëzve, kryesisht gjatë namazit të sabahut dhe të iqindisë.Transmetohet se Ebu Hurejre ka thënë:”Zoti ka caktuar melekë të cilët alternojnë vizitat tek ju, melekë të natës dhe melekë të ditës. Ata bashkohen në namazin e sabahut dhe të iqindisë. Mandej, ata që kanë qëndruar natën me ju, ngjiten në qiell ku i pyet Zoti, edhe pse e di mirë:”Si i gjetët robët e Mi?”





Ata përgjigjen:”I gjetëm duke u falur dhe i lamë duke u falur.” (Buhari dhe Muslim)2 –Zbresin kur besimtarët lexojnë Kuran.Ka melekë të posaçëm të cilët zbresin nga qielli kur në tokë lexohet Kuran. Transmeton Berra ibnu Azib se një burrë lexoi suren Kehf. Sakaq, kafsha që kishte në shtëpi filloi të shqetësohej dhe turfullonte. Pas pak, një re e mbuloi nga sipër. Kur këtë ia tregoi të dërguarit të Zotit a.s, ai i tha:”Lexo o filan! Ajo është Sekina, e cila zbret kur lexohet Kuran.” (Muslim)7 – I përcjellin të dërguarit të Zotit selamet (përshëndetjet) tona.Transmeton Abdullah ibnu Mesudi, se i dërguari i Zotit a.s ka thënë:”Zoti ka caktuar melekë shëtitës në tokë, të cilët më përcjellin përshëndetjet (salavatet) e umetit tim.” (Nisaij, Daru Kutni)

3 Përgëzojnë besimtarët.Kështu, melekët e përgëzuan Zekerijan a.s për lindjen e djalit të tij Jahja a.s. “engjëjt e thirrën (Zekerijan): “Allahu të jep lajmin e mirë për Jahjain”. (Al Imran, 39)Por kjo nuk është e kufizuar vetëm për profetët dhe të dërguarit e Zotit, pasi melekët i përgëzojnë edhe besimtarët. Transmetohet nga Ebu Hurejre se i dërguari i Zotit a.s ka thënë:”Një burrë vizitoi një vëlla të tij nga një fshat tjetër. Zoti dërgoi një melek në rrugë, i cili e pyeti:”Për ku je nisur?” Burri u përgjigj:”Jam nisur të vizitoj një vëlla timin në filan fshat.”Meleku e pyeti:”Mos kërkon ti kthesh një nder që të ka bërë?”Burri iu përgjigj:”Jo,por thjesht sepse e dua për hir të Zotit.”Atëherë, meleku i tha:”Unë jam dërguar prej Zotit, që të them se Zoti të do ashtu siç e do ti vëllain tënd.”(Muslim).4–Pjesëmarrja në varrimin e njerëzve të mirë.Kur vdi’q Sad ibnu Muadh, i dërguari i Allahut a.s tha:”Për këtë burrë është tronditur edhe Arshi i Allahut. Për nder të tij, janë hapur dyer e qiellit dhe shtatëdhjetë mijë melekë kanë marrë pjesë në namazin e xhe’nazes.” (Nisaij)

5–Pjesëmarrja në natën e Kadrit.“Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.” (Kadr, 1-5)