Uncategorized

Në kohën e fundit do të dalin disa njerëz

Aliu – radijAllahu anhu – ka thënë: Kam dëgjuar Profetin – sal lAllahu alejhi ue sel lem – të thotë: “Në kohën e fundit do të dalin disa njerëz të rinj në moshë, mjendjelehtë, të cilët flasin me fjalët e krijesës më të mirë, besimi i tyre nuk e kalon gurmazin e tyre, dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku. Kudo që t’i takoni ata i luftoni, sepse në luftimin dhe vrasjen e tyre ka shpërblim tek Allahu Ditën e Kiametit.” Buhariu dhe Muslimi

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) : Do na vijnë në kohën e fundit njerëz të vegjël në moshë, nuk kanë logjikë e janë mendjelehtë. E megjithë këtë janë elokuentë në të folur.

“të cilët flasin me fjalët e krijesës më të mire” d.m.th. me fjalët e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem , sepse fjala e krijesës më të mirë kush është?

Përgjigje: Fjala e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Tjetra: “fjalët e krijesës më të mirë” d.m.th. kur njeriu i dëgjon fjalët e tyre thotë: “Këta janë njerëzit më të mirë”, sepse fjala e tyre të magjeps, kanë oratori dhe rrjedhshmëri.

Fjala e tij: “besimi i tyre nuk e kalon gurmazin e tyre”. Besim vetëm me gojë dhe nuk gjendet në zemër, sepse ai (besimi) nuk e kalon gurmazin e tyre.

Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “i luftoni”. Përse?

Përgjigje: Sepse ata i dëmtojnë njerëzit. Fjalët e tyre janë prej krijesës më të mirë saqë kur personi i dëgjon mashtrohet me ta. Porse – Allahu na ruajttë – besimi i tyre nuk arrin në zemra. Prandaj tha: “Kudo që t’i takoni ata i luftoni”.

Por ky hadith ka një problem madhor, i cili është: Ne jemi urdhëruar që të gjykojmë atë që shfaqin njerëzit dhe nuk jemi urdhëruar të hulumtojmë për brendësinë e tyre. Atëherë si mund ta njohim gjendjen e tyre, sepse ata shfaqin fjalët e krijesës më të mirë? Si ta mësojmë këtë?

Duhet patjetër që të studiojmë me imtësi të madhe gjendjen e tyre. Ata kanë disa shenja më e rëndësishmja prej të cilave është se: ata i konsiderojnë besimtarët si jobesimtarë, sepse ata (havarixhët) kanë rrugë të tyre të posaçme. Kushdo që nuk e ndjek atë (rrugë), ai tek ata konsiderohet jobesimtar. Prandaj ata – Allahu na ruajttë – këdo që është në kundërshtim me rrugën e tyre i thonë: “Ai është jobesimtar”.

Ata shfaqin Islamin dhe flasin me fjalët e krijesës më të mirë, por besimi nuk arrin në zemrat e tyre. Nëse njeriu i lufton dhe vret ata, shpërblehet apo ngarkohet me gjynah?

Përgjigje: Shpërblehet Ditën e Kiametit.

Luftimi i tyre i takon imamit (prijësit) apo imamit dhe individëve? Pra, nëse unë e di se dikush ka këtë gjendje (është havarixh), a ta luftoj (vras)?

Përgjigje: Jo, sepse zbatimi i dispozitave të dënimit dhe vrasja e renegatëve i takon vetëm imamit (prijësit). Nëse do ta hapnim këtë derë dhe çdo person do të vriste këdo që e shihte të lejuar gjakun e tij, atëherë do të ndodhte kaos i madh.[1]

Shejh Sulejman er-Ruhajli – Allahu e ruajttë! – thotë:

Nuk ka dyshim se luftimi i havarixhëve është lufta më e madhe në rrugë të Allahut. Profeti – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka urdhëruar për luftimin e tyre dhe ka sqaruar se në luftimin e tyre ka shpërblim te Allahu për atë që i lufton ata. Dhe ka njoftuar se nëse ai – sal lAllahu alejhi ue sel lem – do t’i arrinte ata, do t’i kishte luftuar.

Lufta ndaj tyre bëhet me gjuhë, demaskim dhe sqarim të bazave të tyre të prishura. E këtë gjë e bëjnë vetëm dijetarët. Po ashtu (luftimi ndaj tyre) është duke i luftuar ata, e kjo i takon vetëm prijësit (qeveritarëve) dhe jo individëve. Pra, luftimi i tyre i takon prijësit nëse e sheh të nevojshme luftimin e tyre.

Mendimi i shumicës së dijetarëve, e kjo është e saktë – dhe të cilën e ka mbështetur dhe shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) dhe të tjerët veç tij – është se: “Nëse mësohet se dikush është prej havarixhëve dhe nuk pendohet, ai luftohet (vritet) edhe nëse është një person i vetëm.”

Kur Sabigu pyeste për ajetet e paqarta (muteshabih) në kohën e Umerit – radijAllahu anhu -, ai ia zbuloi atij kokën, dhe pa se ishte me flokë. E i tha: “Nëse do ta kishe kokën të rruajtur (kjo ka qenë shenjë e havarixhëve në atë kohë) do të ta prisja kokën.” Sepse ai ndiqte gjërat (ajetet) jo të qarta, e kjo është prej cilësive të havarixhëve. Prandaj Umeri – radijAllahu anhu – ia zbuloi kokën atij dhe nuk e gjeti atë me kokë të rruajtur. Dhe i tha atij: “Nëse do ta kishe kokën e rruajtur, do të ta prisja kokën.”

Shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Me këtë janë argumentuar dijetarët se personi luftohet (vritet) edhe nëse është një i vetëm.” Porse kjo është çështje që i përket vetëm prijësit dhe nuk i takon ndonjë individi të thotë: “Pasha Allahun ky është havarixh dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë se në vrasjen e tyre ka shpërblim, prandaj unë po e vras këtë.” Jo. kjo i takon vetëm prijësit.[2]

Shejh Ibën Uthejmini (Alalhu e mëshiroftë!) ka thënë: Dijetarët kanë mendime të ndryshme përsa i përket çështjes: A konsiderohen ata jobsimtarë? Shumë prej dijetarëve janë të mendimit se ata nuk konsiderohen jobesimtarë.[3]

Prej dijetarëve që i konsiderojnë havarixhët si jobesimtarë janë: Imam Buhariu, El-Kadi Ebu Bekr, Es-Subki, El-Kurtubi dhe shejh Ibën Bazi (Allahu i mëshiroftë!). Po ashtu transmetohet se të këtij mendimi kanë qenë dhe El-Kadi Ijad dhe En-Nevevi.

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Sherh Sahihil-Buhari

[2] Mbaroi fjala e shejhut

[3] Sherh Sahihil-Buhari

About the author

Admin

Add Comment

Click here to post a comment