Hadithe Islame Keshilla

Në një hadith të saktë nga Ebu Hurejre, përcillet se Profeti (alejhi selam), ka thënë:“Kur Allahu vendos për një çështje në qiell, melekët..!





Në një hadith të saktë nga Ebu Hurejre, përcillet se Profeti (alejhi selam), ka thënë:“Kur Allahu vendos për një çështje në qiell, melekët i rrahin flatrat e tyre si përulje për Thënien e Tij, si të jetë ai (zëri i fjalës që dëgjohet) zinxhir mbi rrasën e lëmuar, duke arritur ky zë tek të gjithë.”“…Kur t’u hiqet fr’ika nga zemrat e tyre (melekëve), ata do të pyesin njëri-tjetrin: “Çfarë tha Zoti juaj?” dhe do të përgjigjen: “Të vërtetën! Ai është i Lartësuar dhe i Madhërishëm.”

Ndërkohë xhi’ndët e dëgjojnë atë vjedhurazi. Ata rrinë njëri mbi tjetrin kështu (Sufjani e ilustron me pëllëmbën e tij, duke i vendosur gishtërinjtë e hapur njëri mbi tjetrin).I pari dëgjon një fjalë dhe ja përcjell atij që ndodhet poshtë tij, pastaj ky ia thotë tjetrit më poshtë, e kështu me rradhë, derisa fjala shkon në gjuhën e magjistarëve ose fallxhorëve.

Shkëndija (meteori) mund ta kapë para se të përcjellë fjalën, por mund ta përcjellë edhe para se të go ditet, pastaj falltari ose magjistari i shton asaj njëqind gënjeshtra. Pas kësaj, njerëzit, duke përmendur arsyen pse u besojnë falltarëve, thonë:“A nuk na tha një ditë kështu e kështu?” Kësaj, i besojnë për shkak të fjalës që u dëgjua nga qielli.”(Buhariu)