Keshilla

Nëse jeni gati të hiqni dorë nga shpresa, lexoni këtë…





Gruaja e profetit Ibrahim e ka jetuar jetën e saj në pamundësi për të mbajtur fëmijë. Por erdhi një kohë kur ajo ishte në moshë të thyer, kur ajo dhe Ibrahimi u njoftuan nga engjëlli se do të kishin një djalë: “Pastaj e gëzuam me Is ‘hakun dhe pas Is’ hakut, Jakubin.” (Hud: 71).

Kur e dëgjoi këtë të re, tha me habi: ′′A të kem fëmijë, ndërsa unë jam plakë, e po ashtu është edhe burri im? Me të vërtetë! Kjo është një gjë e çuditshme!”

Përgjigja e engjëllit ishte: “A çuditeni me caktimin e Allahut?” (Hud: 72-73)

Vargu i shkurtër i fjalëve që përbëjnë këtë pyetje retorike kanë kaq shumë kuptim. Na lutet të rishqyrtojmë mendimet absurde që gjenden në mendjen tonë për paaftësinë tonë për të bërë ose arritur gjëra të caktuara. A dyshoni ndonjëherë se Allahu (xh.sh) mund t’ju japë saktësisht atë që ju nevojitet në çdo kohë – edhe nëse duket kaq larg dhe jo realiste?

Nëse ndonjëherë e gjeni veten të pashpresë, dijeni se pesimizmi juaj është i gabuar. Allahu është i aftë për çdo gjë – i aftë të shërojë çdo plagë, i aftë të të bëjë njeriun më të talentuar në profesionin tënd, i aftë të të dhurojë shëndet, fëmijë, pasuri dhe ndikim.

Asnjëherë mos dyshoni tek Ai. Ajo që është e pamundur për ju ta arrini, nuk është e pamundur për Të. Ngriji shuplakat e zbrazëta drejt qiellit dhe kërko prej Tij çdo gjë. Çdo gjë që të nevojitet dhe që dëshiron ta kesh.

Kurrë mos u habit nga bekimet që Allahu sjell në jetën tënde. Ai thotë ′′ Bëhu ′′ dhe kështu ajo bëhet. Nuk ka asnjë dyshim në këtë. Ajo që mbetet atëherë, është të kultivosh mirënjohjen tënde ndaj Tij përmes fjalëve dhe veprimeve të vazhdueshme.

Zoti im, më mundëso të jem mirënjohës ndaj dhuntisë Tënde që më dhurove mua dhe prindërve të mi dhe të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen. Dhe me mëshirën Tënde më fut në gradët e robërve të Tu të mirë.