Lajme

Ngjarja tronditëse në Viti: Dyshohet se burri vrau gruan, dy djemtë e tij dhe pastaj veten.

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.“Informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Hashani.

Gazeta Express mëson nga burimet e veta se vrasja e katërfishtë dyshohet se ndodhi Brenda familjes.Gjithashtu, i dyshuari për vrasje në fund ka vrarë edhe vetën.Të vrarë kanë përfunduar dy djem, nëna e tyre dhe babai i tyre që dyshohet se është edhe kryesi i veprës