Kuriozitete Lajme

Një befasi e pazakontë për të moshuarin që drekonte çdo ditë, në të njëjtin lokal në Angli





Një pensionist u çudit kur dëgjoi se një grup i të panjohurve kishin lënë “bakshishe” në vlerë deri në 700 funte për t’ia paguar drekat atij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Pete, i cili është 90 vjeç dhe i cili jeton vetëm dhe viziton të njëjtin pub çdo ditë në Chelmsford, Essex për të porositur saktësisht të njëjtin vakt.

Dhe donacionet “vërshuan” pasi pronari i lokalit Tim Mepham, 39, postoi një video duke biseduar me Pete.





Tim, i cili ka drejtuar Moulsham Inn për tre vjet, tha: “Pete është me të vërtetë një nga zotërinjtë më të sjellshëm që kam takuar ndonjëherë”.

“Ai është shumë mirënjohës për atë që bëjmë për të, kohën që kalon me ne dhe me atë që ka ndodhur kohët e fundit, dhe sensi i tij i humorit është i mprehtë”.