Një burrë ka gjetur eshtra që dyshohet se janë të njeriut në fshatin Zhiti të Podujevës, thuhet në raportin e policisë.
Dëshmitari ishte duke punuar tokën, kur ka hasur në këto eshtra të cilat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime të mëtutjeshme, transmeton Klankosova.tv.