Lajme

Një i ri në Prishtinë rrëzohet pa ndjenja, shpëtohet nga mjeku

Një person në Prishtinë është rrëzuar pa ndjenja në rrugë, teksa po priste tek semaforat në afërsi të Katedrales.

Menaxheri i Qendrës Inovative Kosovare, Shpend Lila përmes një postimi në rrjetin social, Facebook tregoi se të riun e shpëtoi mjeku Alvin Karaqi.

“HERO OF THE DAY-Dr. Alvin Karaqi sapo e ktheu në jetë një të ri që u rrëzua pa ndjenja sa ishim në pritje te semaforat kryesor”, shkroi Lila.

Tutje, përmes këtij shkrimi ai tregoi se reagim të shpejt për këtë rast pati edhe nga policia dhe ndihma e shpejtë.