Hadithe Islame

Nxito për në Xhu’ma i pari, pasi i Derguari a.s ka thënë: “Kush hyn i pari ditën e Xhu’ma..!

VLERA E MADHE E DITËS SË XH’UMA (PREMTE)!

Siç urdhëron Krijuesi i gjithësisë në Librin e Tij fisnik:
“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhum’a, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.”-Xhum’a 9

Dita e xh’uma është ditë e madhe edhe për melekët e Zotit.
Profeti a.s ka thënë: “Kur vjen dita e xh’uma, mel’ekët vijnë në dyert e xh’amive dhe regjistrojnë besimtarët në regjistrat e tyre njërin pas tjetrit. Kush hyn i pari në xh’ami ditën e xhu’ma, regjistrohet me emrin e tij dhe i shkruhet për sevap, sikur ka bërë kurban një deve. Kush vjen pak më vonë, shkruhet emri i tij sikur të ketë bërë kurban një lopë. Kush vjen pas tij, llogaritet sikur ka bërë kurban një dash. Atij që vjen më pas, i shkruhet sikur ka bërë ku’rban një pulë. Kush vjen pas tij i shkruhet sikur ka dhënë sa’daka një vezë. Pastaj në momentet që hatibi ngjit shkallët e minberit, ata i mbyllin regjistrat e tyre, ulen dhe dëgjojnë hutben bashkë me besimtarët e tjerë, që janë në xh’ami”.

About the author

ligjeruesi

Add Comment

Click here to post a comment