Islame

Ora në të cilën pranohen duatë (lutjet)…!

Ora në të cilën pranohen duatë (lutjet)…!Përcillet nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Profeti, alejhi selam, ka thënë:





Natën është një orë, nëse besimtari i lutet Allahut të Madhëruar në të, për mirësi të kësaj bote dhe Botës tjetër, Allahu do t’ia japë.

Kjo (orë) është në çdo natë.”Muslimi Në bazë të haditheve të tjera, kjo orë është në pjesën e fundit të natës, pra para agimit.

Në terminologjinë Islame duā (Arabisht: دُعَاء, shumës ad’iyah أدْعِيَة) që do të thotë thirrje, është lutje. Termi është nxjerrur nga fjala arabishtja që do të thotë thërras, dhe muslimanët e konsiderojnë këtë si lloj adhurimi. Thuhet se Muhammedi ka thënë, Duaja është esencë e adhurimit.

Poashtu Zoti thotë në Kur’an: Dhe Zoti juaj thotë: Më thirrni mua, unë ju përgjigjem. -Kuran Gafir kaptina 40 ajeti 60.