Hadithe Islame

Pejgamberi (alejhi selam) i kishte thënë: “Kushdo që më sheh në ëndërr…

Ëndërrimi i Pejgamberit.Abdullah ibn Mes’udi thotë se Pejgamberi (alejhi selam) i kishte thënë: “Kushdo që më sheh në ëndërr, në të vërtetë më sheh, sepse shejtani nuk mund të marrë trajtën time.

”Një ditë duke udhëtuar për në veri, një nga fiset arabe të Mekës në shkretëtirë takoi një murg (eremit). Disa nga njerëzit u ndalën që të flasin me të.

Murgjit njiheshin si njerëz të mençur e të urtë dhe arabët shpesh i pyetnin për këshilla. Murgu i pyeti prej nga vijnë. Kur ata iu përgjigjën se janë nga Meka, ai u tha se Allahu së shpejti do t’u dërgojë një të Dërguar, i cili do të rridhte nga njerëzit e tyre. Ata e pyetën për emrin e këtij të Dërguari, ndërsa murgu u përgjigj se emri i tij do të jetë Muhamed dhe se ai do t’i udhëheqë ata drejt një rruge të re të jetës.

Ndërkohë në Mekë, Amineja dukshëm e pikëlluar për humbjen e të shoqit sa vinte e ndihej gjithnjë e më mirë e më e shëndoshë duke pritur lindjen e foshnjës së saj. Gjatë kësaj kohe ajo ëndërroi shumë gjëra. Në një rast pa se si një dritë e madhe dilte nga ajo.