Hadithe Islame

Për ata që bëjnë muhabet mes ezanit dhe ikametit…A bën të bëhet biseda ?





Për ata që bëjnë muhabet mes ezanit dhe ikametit..Për ata që bëjnë muhabet mes ezanit dhe ikametit. Thënja e fjalëve që lidhen me dynjanë mes ezanit dhe ikametit.Ibn Mes’udi – Allahu qoftë i kënaqur me të – hyri në xhami dhe disa njerëz po bisedonin në të pas ezanit.Ai i ndaloi nga fjalët dhe u tha:

Ju keni ardhur për namazin, prandaj ose faluni ose heshtni, sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – të thotë:‘Në fund të kohës do të jetojnë disa njerëz të cilët do të ulen nëpër xhami rrathë rrathë, imami (prijësi) i tyre është dynjaja.Mos u ulni me ata sepse Allahu nuk ka nevojë për ta”

(Sahihah: 1163)