Numra treshifrorë të shprehur në përqindje tregojnë seriozitetin e rritjes së çmimeve të produkteve bazë, për të cilat PDK-ja ka publikuar disa statistika shqetësuese.
Partia më e madhe opozitare, me këto statistika thotë se një shportë me gjëra ushqimore që më 2019 kushtonte 398 euro, sot kushton 516 euro me 30% rritje të çmimeve.Vetëm dy produkte – orizi dhe banania – nuk pësuan rritje, ndërkohë që 18 produktet tjera esenciale kanë pësuar rritje serioze të çmimeve.