Facebook Twitter Instagram
    Saturday, May 21
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook Instagram YouTube TikTok Twitter
    Ligjeruesi
    Banner
    • Ballina
    • Lajme

      Muharem bajrami feston me sexhde trofeun e kupës me Makedonija GJ.P

      10 hours ago

      Stuhi e fuqishme në Paderborn të Gjermanisë (VIDEO)

      13 hours ago

      Mbi 20 nxënës nga Prishtina dyshohet se janë helmuar në një restorant në Mitrovicë

      14 hours ago

      Mësimdhënësit kërkojnë 100 euro shtesë për çdo muaj

      18 hours ago

      Mësuesi i cili udhëton me kilometra çdo ditë për t’a mësuar vetëm një nxënëse…

      18 hours ago
    • Islame
      1. Hadithe
      2. Tregime
      3. Të gjitha

      2 lutje që i bënte Muhammedi ﷺ në fillim të namazit

      3 days ago

      Një lutje profetike për faljen e mëkateve…

      3 weeks ago

      3 rregullat e Muhammedit a.s për ngrënien e ushqimit

      3 weeks ago

      Kush e lexon këtë sure 10herë, Allahu ia ndërton një pallat në Xhennet…

      3 weeks ago

      Kush ishte dhëndrri i Muhammedit ﷺ , të cilin e vrau një luan në shkretëtirë?

      2 days ago

      Vdekja pas një pendimi…

      1 week ago

      Histori prekëse e besimtarit që u nis në udhëtimin e jetës…

      2 weeks ago

      Ngjarje prekëse / Mësuesja që ia ndryshoi jetën nxënësit jetim i cili është i njohur sot…

      2 weeks ago

      Muharem bajrami feston me sexhde trofeun e kupës me Makedonija GJ.P

      10 hours ago

      Si do të ishte bota pa musliman? – Rezultatet e këtij shkencëtari do t’ju befasojnë

      19 hours ago

      Cili ishte Sahabiu i cili e dha jetën e tij, për të shpëtuar jetën e Muhammedit ﷺ?

      20 hours ago

      Ta bësh tjetrin të lumtur pa e turpëruar, është gjëja më e bukur që ne kemi harruar

      2 days ago
    • Këshilla
    • Kuriozitete
    • Mjekësia
    • Shëndetësi
    Ligjeruesi
    Home»Islame»Për namazin, si mesazh i Israsë dhe Miraxhit!
    Islame

    Për namazin, si mesazh i Israsë dhe Miraxhit!

    By Ligjeruesi News3 months ago6 Mins Read
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    FacebookTwitterPinterestLinkedIn

    Besimtarë të nderuar!
    Një nga porositë më të drejtpërdrejta të Israsë dhe Miraxhit është namazi. Është obligimi i vetëm që është urdhëruar drejtpërdrejtë nga Allahu pa ndërmjetësimin e melekut Xhibril. Për këtë edhe thuhet, namazi është miraxhi i besimtarit. Kjo paraqet një vlerë shtesë të namazit. Duke marrë shkas këtë datë, sot, në hytben e kësaj xhumaje, do të flasim për namazin si mesazhi kryesor i Israsë dhe Miraxhit.
    Sa për përkujtim, do të bëjmë një përshkrim përmbledhës të ndodhisë së Israsë dhe Miraxhit.

    Të dashur vëllezër!
    Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit ka ndodhur duke qenë Pejgamberi ? ende në Mekkë. Israja dhe Miraxhi është një udhëtim dypjesësh i kryer në të njëjtën kohë: Israja është udhëtim tokësor nga Qabeja e bekuar në Mekka në Mesxhidul Aksa ndërsa Miraxhi është udhëtimi qiellor nga Mesxhidul Aksa përmbi Sidretul Munteha. Thotë Allahu xh.sh:
    “Qoftë lavdëruar Ai (i pastër është nga të metat – Ai i cili), në një çast të një nate, e ka bartë robin e Tij (Muhammedin) nga Tempulli i shenjtë (Mekka) në Tempullin e largët (Jerusalemi), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, për t’ia dëftuar atij disa nga argumentet Tona. Ai (Allahu), me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” [Isra: 1] Pejgamberi ? e ka përjetuar Isranë si udhëtim të vërtetë trupor, që ka filluar nga Qabeja në Mekë e ka mbaruar në Mesxhidi Aksa në Kudsi Sherif, ku është falur në xhami me gjithë Pejgamberët duke u bërë imam i tyre. Pas namazit, Xhibrili ia solli një enë me verë dhe një tjetër me qumësht, e Muhamedi a.s. zgjodhi qumështin, ndërsa Xhibrili i tha: E zgjodhe natyrshmërinë. Atë natë ndodhi ngritja e Pejgamberit ? nga mesxhidul Aksa në qiellin e parë, e nën udhëheqjen e Xhibrilit u shpie në katet e hapësirës së qiejve. Aty takon Ademin a.s.,…Prej aty, Resulullahu ? ngritet në qiellin e dytë, ku takon Jahjanë a.s., të birin e Zekerijas a.s., dhe Isanë a.s., të birin e Merjemes…Pas kësaj, pason ngritja në qiellin e tretë ku takohet me Jusufin a.s.,….Pastaj ngrihet në qiellin e katërt, ku takohet me Idrisin a.s.,…Prej aty ngrihet në qiellin e pestë, ku takohet me Harunin a.s.,…Pastaj ngrihet në qiellin e gjashtë, ku takohet me Musain a.s.,…Pastaj kalon në qiellin e shtatë. Aty takon Ibrahimin a.s.,…e prej aty në horizontin më të lartë të Allahut, ku Allahu i shpalli robit të vet atë që ia shpalli dhe aty caktohet falja prej pesëdhjetë namazesh ditore. Pastaj Resulullahu ? niset të kthehet. Kur kalon pranë Musait, ky e pyet: “Çfarë të është urdhëruar nga Allahu?” Përgjigjet: “Pesëdhjetë namaze në ditë.” Musai a.s. i thotë: “Ummeti yt nuk mund ta zbatojë këtë. Kthehu te Zoti yt dhe lute Zotin që t’ia lehtësojë ummetit tënd.” Resulullahu kthehet derisa numri i namazeve bie në pesë ndërsa shpërblimi ngelë në pesëdhjetë namaze…(1)

    Xhematlinj të nderuar!
    Siç mund të shohim, namazi është dhurata hyjnore për njerëzimin nga ky udhëtim i jashtëzakonshëm i Pejgamberit tonë.
    – Si e trajtojmë ne këtë dhuratë hyjnore?
    – Si e përjetojmë namazin?
    – Sa jemi të kujdesshëm me namazin?
    Namazi është prej shtyllave kryesore të fesë, është obligim fetar për secilin besimtar. Prandaj, përtej diskutimit për normën e namazit, do të donim të merremi me thelbin e namazit, me esencën e tij.
    Allahu i Madhëruar adhurimin, ku bën pjesë edhe namazi, e ka përshkruar si ilaç për shpirtin, si diçka me të cilin shpirti qetësohet.
    “Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen.” [Rra’d: 28] Pejgamberi namazin e cilësonte po kështu si burim kënaqësie shpirtërore.
    “Më është bërë kënaqësia shpirtërore në namaz!(2)” –thoshte.
    Madje, kur ndiente ndonjë shqetësim a brengë, e urdhëronte Bilalin të thërriste për namaz duke i thënë:
    “Çohu Bilal, thirr ikametin për namaz, na çlodh me të!”(3)
    Pra namazi paska këtë efekt qetësues dhe çlodhës për shpirtin, por si t’ia bëjmë që namazi të ketë këtë efekt në shpirtrat tanë?
    Ka dy kritere të cilat duhet t’i përmbushim:
    1) Kryerja e namazit në përputhje me mësimet dhe rregullat fetare sepse, nëse i ikim atyre, konsiderohet sikur nuk jemi falur fare.
    2) Kryerja e namazit me përkushtim shpirtëror.
    Për ta kuptuar më qartë, do të shërbehemi me një ngjarje për ta kuptuar se cili namaz është ai që na dhuron këtë kënaqësi e rehati shpirtërore.
    Kadiu Isam bin Jusufi e kishte pyetur asketin e njohur, Hatim Esammin rreth namazit. Hatimi i qe përgjigjur: A më pyet për etikën apo për formën e namazit? Sa i përket etikës së namazit, ajo është:
    – të ngrihesh me urdhër (dëgjon ezanin-thirrjen, që për ty është urdhër nga Allahu),
    – të ecësh me llogari (në shpërblimin e Allahut për shkuarjen në xhami dhe për faljen e namazit),
    – të hysh me nijjet (të çiltër dhe të sinqertë vetëm për Allahun),
    – të bësh tekbirin me nderim (që askush dhe asgjë nuk është më i madh se Allahu),
    – të lexosh me tertil (ta lexosh me përkushtim, kujde dhe duke iu përmbajtur rregullave),
    – të bësh rukunë me përulje,
    – të bësh sexhde me nënshtrim modesti,
    – të bësh tehijjatin me sinqeritet (kur thua esh-hedu en la ilahe il-la Allah dhe esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve Resuluhu ta thuash me siqneritet), dhe
    – të japësh selamin me mëshirë (duke u lutur për mëshirë për myslimanët mbarë).
    Ndërsa sa i përket formës së namazit, ajo është:
    – ta vendosësh Qabenë para ballit tënd (sikur e ke Qabenë përpara),
    – Mizanin para syve (sikur ti e shikon peshoren e veprave tua),
    – Siratin nën këmbë,
    – Xhennetin në anën e djathtë,
    – Xhehennemin në anën e majtë,
    – Melekun e vdekjes pas teje duke të kërkuar, dhe
    – Të mos dish nëse të është pranuar apo jo namazin – iu përgjigj djaloshi.(4)
    Pa, ky është namazi i cili të ngrit në qiell, ky është namazi i cili shndërrohet në miraxh të besimtarit.

    Të nderuar vëllezër besimtarë!
    Se namazi ka rëndësi të madhe na mësojnë ajete dhe hadithe të shumta. Namazi është shtyllë e fesë, është obligim për secilin besimtar, është obligim që nuk bie as në momentet më kritike…Namazi është gjëja e parë për të cilën besimtari pyetet. Nëse puna me namaz qëndron mirë, atëherë çdo gjë pas namazit vjen lehtë e më lehtë. Ndërsa nëse puna qëndron keq me namaz, pyetjet dhe llogaria shkojnë duke u vështirësuar. Për këtë shkak, Pejgamberi ? ndërsa ishte në prag të vdekjes, fjalët e fundit që tha ishin: Kushtoni namazit rëndësi! (5)
    Këto fjalë të Pejgamberit tonë të dashur janë edhe mesazhi i kësaj hytbeje: namazi, namazi, namazi, që të jetojmë të lumtur në këtë botë dhe të shpëtojmë në botën tjetër!

    1. Shih: Nektari i vulosur i Xhennetit, fq. 164-165.
    2. Sahihu i Nesaiut, nr. 3950.
    3. Sahihu i Ebu Davudit, nr. 4985.
    4. Rrëfimin, me një version tjetër më të shkurtër, e ka shënuar Ebu Nuajmi në Hiljetu-l-Evlija, 8/74.
    5. Musnedi i Imam Ahmedit, nr. 12169. Shuajb Arnauti e ka saktësuar këtë hadith

    Hytbe e rekomanduar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

    Lexo Gjithashtu

    Muharem bajrami feston me sexhde trofeun e kupës me Makedonija GJ.P

    10 hours ago

    Si do të ishte bota pa musliman? – Rezultatet e këtij shkencëtari do t’ju befasojnë

    19 hours ago

    Cili ishte Sahabiu i cili e dha jetën e tij, për të shpëtuar jetën e Muhammedit ﷺ?

    20 hours ago
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • Pinterest
    • YouTube
    • TikTok

    TË FUNDIT

    Muharem bajrami feston me sexhde trofeun e kupës me Makedonija GJ.P

    By E.K10 hours ago

    E bëri si lojtar, ndërsa sonte si trajner. Muharem Bajrami me Makedonija GJP arriti që…

    Stuhi e fuqishme në Paderborn të Gjermanisë (VIDEO)

    13 hours ago

    Mbi 20 nxënës nga Prishtina dyshohet se janë helmuar në një restorant në Mitrovicë

    14 hours ago

    Mësimdhënësit kërkojnë 100 euro shtesë për çdo muaj

    18 hours ago

    TË TJERA

    Katër cilësitë që duhet të ketë veshja që të pranohet namazi !

    By ligjeruesiNovember 17, 2020

    Cilësitë që duhet të ketë veshja me të cilën falemi, në mënyrë që namazi ynë…

    Kur mbaruam namazin e xhumasë, një burrë që u fal pranë meje më tha…(Tregim)

    February 9, 2021

    Katër gjëra mos i lër gjatë tërë jetës sate..!

    November 14, 2020

    Familja Krasniqi ishin donator në ndërtimin e xhamisë tek “Mati 1” në Prishtinë

    January 28, 2021
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Faqja "Ligjeruesi" u krijua më 26 Janar 2016!
    Punën e filloi me një angazhim të fuqishëm mediatik e cila vazhdon të jetë në shërbim për te informuar me njohuri të përgjithshme dhe të dobishme për publikun Shqiptarë.

    Për më shumë:

    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn VKontakte
    TË FUNDIT

    Muharem bajrami feston me sexhde trofeun e kupës me Makedonija GJ.P

    10 hours ago

    Stuhi e fuqishme në Paderborn të Gjermanisë (VIDEO)

    13 hours ago

    Mbi 20 nxënës nga Prishtina dyshohet se janë helmuar në një restorant në Mitrovicë

    14 hours ago
    IMAZHE
    Ascend
    terns
    casual
    riders on the storm
    chairman
    mood
    monument
    liquid cancer
    blue
    basement
    ditch
    stars
    Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2022. Ligjeruesi.
    • Ballina
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Terms of Use
    • Privacy Policy
    • DMCA Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.