Lajme

Prekëse, humbi jetën duke u dërguar ujë zjarrfikëseve, momentet e fundit të 25-vjeçarit turk

Mes katër viktimave që kanë humbur jetën në Turqi nga zj’arret e dy ditëve të fundit është edhe një 25 vjeçar, i cili po dërgonte ujë zjarrfikësve.





Në mediat turke janë shpërndarë pamje nga momentet e fundit të Şahin Akdemir, i cili kishte postuar në rrjetet e tij sociale pamje nga vendi i rrezikut dhe bënte thirrje që të gjithë të kontribuonin në shuarjen e flakëve.

Pamjet prekëse tregojnë momentin kur 25 vjeçari me motorin e tij po transportonte ujë tel ekipet që po punonin për shuarjen e zjarrit në zonën e Marmaris.