Hadithe Islame Keshilla Kuriozitete

Profeti Muhamed (alejhi selam) thote:Ky është njeriu më fisnik..?





Profeti Muhamed thote:Ky është njeriu më fisnik? Profeti Muhamed thote:Ky është njeriu më fisnik? Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të!) e pyesin:“Cili është njeriu më fisnik?”Ai u përgjigj: “Ai që është më i devotshëm ndaj Allahut.”

Ata që po e pyesnin i thanë: “Nuk po të pyesim për këtë.”Ai iu përgjigj: “Njeriu më fisnik është Jusufi,pejgamberi i Allahut, biri i pejgamberit të Allahut, biri i pejgamberit të Allahut biri i të dashurit të Allahut.”Ata i këmbëngulën:

“Nuk po të pyesim as për këtë.”Ai u tha:“A mos po më pyesni për prejardhjet Arabe? Njerëzit janë kategori të ndryshme: Të zgjedhurit mes tyre në kohën e inj’orancës janë të zgjedhur dhe të mirë edhe në Islam, nëse e mësojnë fenë.”[Silsiletu Sahiha: (3996)].