Islame Keshilla

Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush hyn në treg dhe thotë:

-Lutja e hyrjes në treg-Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush hyn në treg dhe thotë “La ilahe ilAllah vahdehu la sherike leh, lehul Mulku ve lehul Hambu juhji ve jumit ve huve hajun la jemut, bijedihi el hajru ve huve ala kuli shej’in kadir” (shqip: S’ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, Një dhe të Pashoq; Atij i takon sundimi dhe vetëm Atij i takon falënderimi. Ai jep jetë dhe vdekje, ndërsa Ai është i gjallë që nuk vd’es kurrë. Në Dorën e Tij është e mira (hairi) dhe mbi çdo send Ai është i plotfuqishëm”).

Allahu i shkruan atij një milion të mira, ia fshin një milion të këqija, e ngre një milion shkallë dhe i ndërton atij një shtëpi në xhennet.” Hadith i mirë, i vlerësuar nga Muhamed Nasirudin Albani në “Sahih el Xhami’i”, 2/1080, nr. 6231.