Islame

Pse shpërblimi i atij qe agjëron është pa llogari? Kjo është njëra nga mrekullitë e Allahut xh.sh!

Profeti alejhi selam thotë:

“Çdo pune e birit të Ademit shumëfishohet, një punë e mirë nga dhjetë deri në shtatëqind herë përveç agjërimit që do të jetë më shumë, se agjëruesi lë qejfet dhe ushqimin e tij për Allahun e madhëruar”.
E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Të njëjtin shpërblim e gjejmë se Allahu ua premton atë durimtarëve siç thuhet në kuran: “Sigurisht që durimtarët shpërblehen pa llogari” suretu Ez-Zumer: 10.