Islame

Pyten Pejgamberin alejhi selam se cilat janë ato lutje që pranohen më së shpeshti? Ai a.s. u përgjigj:





Sikur që përmendëm më lartë, është e preferueshme (mustehab) që pas dhikrit të bëhet edhe duaja e namazit.Ebu Umame r.a. na rrëfen: “Dikush e pyeti Pejgamberin alejhi selam, se cilat janë ato lutje që pranohen më së shpeshti? Ai a.s. u përgjigj: “Ato lutje që bëhen në pjesën e fundit të natës dhe ato që bëhen pas namazeve të obliguara.” (Imam Tirmidhiu).

Gjithashtu, preferohet që gjatë duasë, duart të ngriten me shuplaka në drejtim të qiellit. Në Sahihun e Imam Muslimit thuhet se Enes ibn Maliku r.a. ka thënë: “E kam parë Pejgamberin a.s. duke bërë dua me duart e ngritura, sa që i qenë dukur edhe pjesët e bardha të nënsqetullave.” (Imam Muslimi).