Keshilla Kuriozitete Mjekësia

RËNDËSIA E VIZITËS TEK MJEKU I ZEMRËS (KARDIOLOGU) Dr.Gojart Xh. PLLANA MD – Specialist i Kardiologjisë

❤️ RËNDËSIA E VIZITËS TEK MJEKU I ZEMRËS (KARDIOLOGU) ❤️

✅ Padyshim se sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të mbeten një nga shkaqet kryesore të vdekjes në pothuaj mbarë botën.

🔶 Kur bëhet fjalë për sëmundjet kardiovaskulare, ekzistojnë shkaqe të cilat thjeshtë nuk varen nga ne, por me ndryshimin e disa veseve apo zakoneve tona, mund t’i vijmë në ndihmë vetes duke bërë që të reduktohet rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Gjëja e parë bazë të cilën duhet të mbani mend, është kryerja e kontrolleve të rregullta kardiologjike, madje edhe atëherë kur nuk keni asnjë problem.

▶️ MOS I ANASHKALONI DHIMBJET NË KRAHËROR ◀️

♦️ Me siguri, shumë shpesh ju ka ndodhur që të ndjeni dhimbje në kraharor (gjoks), dhe zakonisht kjo dhimbje i atribuohet fjetjes jo të mirë, qëndrimit tuaj nëpër ambiente ku ju fryn era nga të gjitha anët, apo dhimbjeve të forta gastrike (të stomakut). Asnjëherë mos e lini pas dore shfaqjen e dhimbjes në kraharor, ajo mund të jetë një shenjë e cila tregon se mund të keni problem me zemër. Vetëm diagnoza në kohë mund ta shpëtojë jetën tuaj.

❇️ Prandaj, rekomandohet që në raste të tilla sa më shpejt që të jetë e mundur të vizitoni mjekun kardiolog, dhe atë në rast se keni:
▶️ • Dhimbje apo shqetësim në pjesën e kraharorit
▶️ • Vështirësi gjatë kryerjeve të aktiviteteve fizike, të cilat më parë i keni kryer me lehtësi
▶️ • Shtrëngim dhe dhimbje të duarve, qafës, nofullës, shpatullës dhe shpinës
▶️ • Shumë shpesh ndiheni të lodhur edhe pse nuk keni kryer ndonjë aktivitet të rëndë fizik

✅ NUK DUHET TË HARRONI TË KRYENI KONTROLLË (Check-up) TË RREGULLT

♦️ Është fakt se në jetë mund të harroni për shumë gjëra, por asnjëherë nuk duhet të harroni të kryeni kontrollet tuaja të rregullta periodike, pasi mund të jetë zemra juaj ajo e cila do të duhet të paguajë nga kjo pakujdesi. Në rast se gjatë kryerjes së kontrolleve të rregullta, mjeku juaj do të zbulojë se keni presion të lartë të gjakut, rritje të nivelit të kolesterolit, apo sheqer në gjak, atëherë menjëherë duhet të paraqiteni tek mjeku kardiolog, pasi secila prej tyre mund ta dëmtojë zemrën tuaj, madje edhe nëse nuk keni histori familjare, sëmundjet kardiovaskulare nuk kanë kursyer askënd.

❤️ VIZITA KARDIOLOGJIKE ❤️

🔶 Vizita kardiologjike zakonisht përfshin Elektrokardiogramin dhe Ekokardiografinë. Këto ekzaminime janë tepër të rëndësishme për përcaktimin e gjendjes shëndetesore të zemrës, por edhe për të përcaktuar apo diagnostikuar dëmin eventual të shkaktuar nga neglizhenca e trajtimit. Gjatë këtij kontrolli është shumë e rëndësishme që të përcaktohet rreziku koronar, pasi ai përcakton mundësinë e problemeve të zemrës së paku në 10 vitet e ardhshme.

❇️ Prandaj, në rend të parë kushtoni rëndësi shëndetit tuaj, ngase sa më shumë rëndësi që t’i kushtoni aq edhe më të dobishëm bëheni për veten tuaj!

Dr.Gojart Xh. PLLANA MD – Specialist i Kardiologjisë

About the author

ligjeruesi

Add Comment

Click here to post a comment