Lajme

Rrokullisja e autobusit nga Kosova në Serbi, raportohet për 11 të lënduar – po transportohen për në spital

Aksidentohet një autobus i Kosovës në Serbi, të paktën 11 të lënduar.





Mediat serbe raportojnë se një autobus me udhëtarë nga Kosova është rrotulluar në afërsi të Krushevcit, rreth orës 22:00.

“Novosti.rs” bën të ditur se bëhet fjalë për një autobus të firmës “Zhitia Turist”, që po udhëtonte në linjën Prishtinë – Graz (Austri).