Islame Keshilla

Ruaju nga këto 3 lutje, pasi ato nuk kthehen mbrapsht nga Allahu !





(Dersi) Lutjet e atyre të cilëve marrin përgjigje

1. Lutja e agjëruesit gjatë agjërimit, lutja e udhëtarit gjatë udhëtimit, lutja e prindit kur lutet për apo kundër fëmijëve dhe lutja e atij të cilit i është bërë padrejtësi. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Janë tri lutje të cilat Allahu nuk i kthen mbrapsht: lutja e prindit (qoftë për apo kundër), lutja e agjëruesit dhe lutja e udhëtarit.” Dhe thotë: “Janë tri lutje që marrin përgjigje dhe s’ka dyshim në këtë: lutja e atij që i është bërë padrejtësi, lutja e udhëtarit dhe lutja e prindit ndaj fëmijës së tij.” Imam Ahmedi. Dhe: “Ruaju lutjes së atij që i është bërë padrejtësi,* sepse mes saj dhe Allahut nuk ka perde (pranohet).”

Pra, besimtari duhet të ketë kujdes të mos i bëjë padrejtësi dikujt tjetër, të mos ia shkelë të drejtën etj. Nëse lutet kundër tij tek Allahu, për shkak të kësaj padrejtësie, Allahu ia pranon lutjen, edhe nëse ai person (që lutet) është jobesimtar.

* Qëllimi është: ruaju dhe mbaj kujdes të mos i bësh padrejtësi dikujt, e që ai pastaj të lutet kundër teje.

Hoxhë Lulzim Perçuku.