Lajme

Salah thirr të ndalen vr’asjet e të pafajshmëve në Palestinë: Mjaft është mjaft

Futbollisti i Liverpool Mohamed Salah u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që “të bëjnë gjithçka që kanë në dorë” për t’i dhënë fund vra’sjes së njerëzve të pafajshëm, në atë që dukej se ishte një referencë për rritjen e tensioneve në Pale’stinë ku mbetën të vr’arë nga sulmet izraelite të paktën 28 njerëz, përfshirë edhe fëmijë.

Thirrjen ai e ka drejtuar edhe ndaj kryeministrit britanik, Boris Johnson, njofton Klan Kosova.

“Ju bëj thirrje liderëve botërorë, përfshirë edhe kryeministrin e shtetit që ka qenë shtëpi për mua që katër vjetët e fundit, që të bëjnë gjithçka që mundin për të ndalë menjëherë dhu’nën dhe vr’asjen e njerëzve të pafajshëm. Mjaft është mjaft. @BorisJohnson”.

Thirrja e Salah erdhi derisa ush’tria izr’aelite vazhdoi bom’bardimet në Rripin e rrethuar të Gazës të martën. Po ashtu, edhe Hamasi i është përgjigjur me 130 ra’keta lëshuar në drejtim të Tel Avivit.