Kuriozitete Lajme

Shembja e oxhakut dhe dera që ‘nuk ishte hapur kurrë’: Rrëfimi i britanikut që bleu një shtëpi të lirë në Itali – tregon krejt çfarë ndodhi që nga dita e parë





Për Roy Patrick, një fanatik i makinave dhe motoçikletave – 67-vjeçar britanik – që bleu një shtëpi të vjetër në fshatin malor verior të Carrega Ligure për rreth 16,500 dollarë, ka qenë një aventurë – jo pa fatkeqësi të tilla si shembja e një oxhaku dhe një bllokim dere – por gjithashtu edhe ndonjë gëzim, përcjell Telegrafi.

Patrick, nga Oksfordi, e bleu pronën pasi u gjend në fshat, në malet në kufirin e rajoneve të Piemonte dhe Ligure të Italisë, pothuajse rastësisht.

Ai arriti pasi zbriti nga një lundrim mesdhetar në portin e Genova, ku takoi njerëzit që i treguan për mrekullitë e fshatit.

Kështu, ai vendosi të vizitojë dhe të hedhë një vështrim dhe u magjeps nga vendi.

Shembja e oxhakut

Patrick thotë se takimi i tij fillestar me shtëpinë e tij të re ishte më pak se premtues.

Ai kujton që kryetari i bashkisë iu desh të ngjitej në shkallë për të hyrë në një dritare në mënyrë që të hapte ndërtesën. Ishte mbyllur për dekada dhe dera ishte bllokuar, me çelësat që nuk gjendeshin askund.

Por një “kata’strofë strukturore” e mëvonshme u kthye në një histori pozitive.

Kur një prag të Krishtlindjes një oxhak i paqëndrueshëm u shemb për shkak të borës së madhe, një nga fqinjët e Patrikut doli vullnetarisht të ngjitej në çatinë e tij për ta bërë atë të sigurt.

Patrick thotë se ishte habitur kur burri nuk pranoi të paguhej.