Facebook Twitter Instagram
    Wednesday, July 6
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook Instagram YouTube TikTok Twitter
    Ligjeruesi
    Ligjeruesi
    • Ballina
    • Lajme

      Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone veriore mes thatësirës më të madhe në 70 vjet

      21 mins ago

      Euro bie kundrejt dollarit, ky është niveli më i ulët që nga viti 2002…!

      39 mins ago

      Parlamenti Evropian voton sot raportet për Kosovën e Serbinë

      1 hour ago

      Gjuajtje me armë zjarri në Lipjan/ 45-vjeçari kërcënon me pushkë një person, Policia në vendngjarje

      2 hours ago

      Këto do të jenë çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme

      2 hours ago
    • Islame
      1. Hadithe
      2. Tregime
      3. View All

      Si sillej profeti (alejhi selam) kur e shqetësonin njerëzit…!?

      33 mins ago

      Thuaje shtatë herë këtë lutje nëse do që Xheneti të bëjë dua për ty..!

      45 mins ago

      I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Nëse një grua e Xhenetit do të shfaqej në këtë botë, ajo do ta…!

      50 mins ago

      Për kend thotë Allahu i Madhërishem ” Ne Ja paraqitem qiejve, tokës dhe maleve por ata refuzuan ta mbartin atë.

      1 hour ago

      Historia interesante e Kurban Bajramit, Ibrahimi a.s tha: “O djali im, kam parë në ëndërr të të flijoj…!

      1 day ago

      Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit dhe lutja më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është: La ilahe il Allahu…!

      2 days ago

      5 Shkaqet që ju pengojnë në faljen e namazit të sabahut…!

      3 days ago

      Amr ibn el-Asin: “E pashë Pejgamberin (alejhi selam) duke bërë tavaf rreth Qabesë dhe thoshte:

      5 days ago

      Si sillej profeti (alejhi selam) kur e shqetësonin njerëzit…!?

      33 mins ago

      Thuaje shtatë herë këtë lutje nëse do që Xheneti të bëjë dua për ty..!

      45 mins ago

      I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Nëse një grua e Xhenetit do të shfaqej në këtë botë, ajo do ta…!

      50 mins ago

      Për kend thotë Allahu i Madhërishem ” Ne Ja paraqitem qiejve, tokës dhe maleve por ata refuzuan ta mbartin atë.

      1 hour ago
    • Këshilla
    • Kuriozitete
    • Mjekësia
    • Shëndetësi
    Ligjeruesi
    Home»Kuriozitete»Shkaqet që çojnë në aksidentimin e autobusëve
    Kuriozitete

    Shkaqet që çojnë në aksidentimin e autobusëve

    By E.K2 months ago5 Mins Read
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    FacebookTwitterPinterestLinkedIn





    Në dy dekadat e fundit kanë ndodhur disa aksidente të rënda që kanë përfshirë autobusë nga Kosova drejt destinacioneve të largëta.

    Më 19 maj, tetë udhëtarë kanë mbetur të plagosur, kur autobusi me targa të Kosovës, me të cilin udhëtonin, është aksidentuar në një autostradë pranë Eugendorfit në Austri.

    Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar kompaninë “Armend Tours”, së cilës i përkiste autobusi, por ajo nuk është përgjigjur.

    REL-it nuk i është përgjigjur për informacione shtesë as Ministria e Jashtme e Kosovës.

    As një vit më herët, dhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në një tjetër aksident me autobus, që ka ndodhur në Sllavonski Brod të Kroacisë.

    “Është brengosëse, sepse, kohëve të fundit, këto aksidente po ndodhin natën ose në orët e hershme të mëngjesit”, thotë Muhamed Krasniqi, drejtor i Kolegjit Tempulli në Prishtinë dhe njohës i çështjeve të komunikacionit.

    Në disa raste ka pasur dyshime se shoferët i ka zënë gjumi – çfarë i ka çuar edhe në humbje të kontrollit ndaj automjetit.

    Tre shoferë për destinacione të largëta

    Sinan Karavidaj është menaxher në një kompani transporti në Kosovë, që ofron udhëtime me autobusë drejt shteteve të ndryshme të Evropës.

    Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se shoferët duhet të jenë mirë të përgatitur – si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psikik.

    Ai thotë se “jo të gjitha kompanitë i përfillin rregullat” e transportit rrugor në destinacione të largëta.

    “Për të qenë shofer, duhet të jesh i përgatitur për këtë punë, por sot çdokush po bëhet shofer, pa i plotësuar kriteret. Po ashtu, edhe konkurrenca… Për t’i kursyer 100-200 euro disa kompani – p.sh. për në Gjermani – nuk i marrin tre shoferë”, thotë Karavidaj.

    Në kompaninë që menaxhon, ai thotë se nuk ndodh asnjëherë që autobusët të nisen në destinacione të largëta pa tre shoferë.

    Orarin e shoferëve në distanca të gjata e rregullon Ligji për transportin rrugor. Sipas këtij ligji, kohëzgjatja e ngasjes ditore nuk duhet ta tejkalojë 9-orëshin. Ajo mund të zgjatet maksimalisht në dhjetë orë, por jo më shumë se dy herë gjatë javës.

    “Pas ngasjes për katër orë e gjysmë, ngasësi merr një pauzë të pandërprerë prej së paku 45 minutash, përveç nëse e shfrytëzon pushimin”, thuhet po ashtu në ligj.

    Pas aksidentit në Kroaci në korrik të vitit të kaluar, Radio Evropa e Lirë ka biseduar me një shofer, i cili 18 vjet ka drejtuar autobusë nga Kosova për në shtete të ndryshme të Evropës.

    Pamje nga vendi i aksidentit me autobus në Kroaci

    Duke kërkuar të mbetet anonim, ngasësi ka thënë se shumë herë e ka drejtuar autobusin pa pushim.

    “Një pjesë të kohës kur kam punuar, kemi qenë vetëm dy shoferë. Rruga është shumë e mundimshme dhe çfarë e bën edhe më të mundimshme, janë pritjet nëpër kufij. Kur pret deri në pesë ose gjashtë orë në një pikë kufitare, atëherë vetvetiu aty e merr lodhjen e tepërt”, ka thënë ai.

    Sipas të dhënave të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, gjatë vitit 2021 janë realizuar 18,195 nisje ndërkombëtare – kryesisht drejt Austrisë, Gjermanisë, Zvicrës dhe shteteve të tjera.

    Kurtishaj: Kërkohet ngritje e përgjegjësisë

    Nga Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës zotohen se, pas aksidentit të fundit në Austri, do të mbajnë një takim me kompanitë e transportit rrugor, me qëllim rritjen e përgjegjësisë.

    Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, thotë se mospërgatitja e shoferëve mund të jetë vetëm një shkak i aksidenteve.

    “Aksidentin nuk do të thotë se e shkakton faktori njeri apo faktorët teknikë, mund të jenë edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, janë edhe kushtet atmosferike”, thotë ai.

    “Rruga i ka problemet e veta, aksidentet ndodhin në çdo vend të botës. Si Kosovë, jemi duke u përgatitur, edhe si kuadro”, shton Kurtishaj.

    Nebih Shatri, drejtor i Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë thotë se në fushën e transportit rrugor, Kosova është e barabartë me vendet e Bashkimit Evropian – si në aspektin legjislativ, ashtu edhe atë teknologjik.

    Ai nuk dëshiron të komentojë aksidentin e fundit në Austri, duke thënë se rasti duhet të hetohet dhe të dihen saktë arsyet e tij.

    Sa u përket kontrolleve teknike, ai pohon se Kosova qëndron mirë dhe se autobusët janë të obliguar që çdo gjashtë muaj t’i kryejnë këto kontrolle.

    Ministria e Mjedisit në Kosovë i ka të licencuara më shumë se 130 qendra të kontrollimit teknik të automjeteve.

    Në këto qendra kryhen tri lloje të kontrollimeve teknike: kontrollimet e rregullta vjetore, që bëhen për të gjitha automjetet; kontrollimet periodike, që bëhen për të gjitha automjetet komerciale, ku hyjnë edhe ato me pesha të rënda, siç janë autobusët, si dhe kontrollimet e jashtëzakonshme, të cilat bëhen me autorizimin e policëve të trafikut ose të personave të tjerë përgjegjës.

    Aksidente me fatalitet të autobusëve nga Kosova

    Në korrik të vitit 2002, dhjetë persona kanë humbur jetën, përfshirë dy fëmijë, kur një autobus nga Kosova është aksidentuar në Mal të Zi.

    Autobusi me 40 udhëtarë ka qenë duke udhëtuar nga Ulqini për në Kosovë, kur ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë një kodre. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit.

    Në tetor të vitit 2004, nga aksidentimi i një autobusi në Shqipëri, 15 maturantë nga Kosova kanë humbur jetën. Dhjetëra të tjerë janë lënduar – disa prej të cilëve rëndë.

    Gati gjashtë vjet më vonë, në shkurt të vitit 2010, gjashtë persona nga Kosova kanë vdekur, kur autobusi që udhëtonte në drejtim të Gjermanisë, është aksidentuar afër Vjenës. Autobusi është përplasur me dy kamionë në afërsi të kryeqytetit austriak.

    Në aksidentin e 25 korrikut, 2021, në Kroaci, përveç dhjetë viktimave, të plagosur kanë mbetur më shumë se 40 veta. Ky aksident ka ndodhur në orën 06:00 të mëngjesit.





    Lexo Gjithashtu

    Si sillej profeti (alejhi selam) kur e shqetësonin njerëzit…!?

    33 mins ago

    I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Nëse një grua e Xhenetit do të shfaqej në këtë botë, ajo do ta…!

    50 mins ago

    Për kend thotë Allahu i Madhërishem ” Ne Ja paraqitem qiejve, tokës dhe maleve por ata refuzuan ta mbartin atë.

    1 hour ago
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • Pinterest
    • YouTube
    • TikTok

    TË FUNDIT

    Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone veriore mes thatësirës më të madhe në 70 vjet

    By A.H21 mins ago

    Gjendja e jashtëzakonshme do të zbatohet për rajonet Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe…

    Si sillej profeti (alejhi selam) kur e shqetësonin njerëzit…!?

    33 mins ago

    Euro bie kundrejt dollarit, ky është niveli më i ulët që nga viti 2002…!

    39 mins ago

    Thuaje shtatë herë këtë lutje nëse do që Xheneti të bëjë dua për ty..!

    45 mins ago

    TË TJERA

    PYETJE: A lejohet mbyllja e syve ne Namaz, cfare thone dijetaret Islam per kete ceshtje…!

    By A.H1 day ago

    Përgjigjja: RRETH MBYLLJES SË SYVE NË NAMAZ Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe…

    Erdhi një burrë i verbër te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha…!

    November 29, 2020

    10 ndikimet qe kane gjynahet tek njeriu

    4 weeks ago

    A lejohen ndejat dhe bisedat me koleget femra të punës?

    1 month ago
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Faqja "Ligjeruesi" u krijua më 26 Janar 2016!
    Punën e filloi me një angazhim të fuqishëm mediatik e cila vazhdon të jetë në shërbim për te informuar me njohuri të përgjithshme dhe të dobishme për publikun Shqiptarë.

    Për më shumë:

    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn VKontakte
    TË FUNDIT

    Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone veriore mes thatësirës më të madhe në 70 vjet

    21 mins ago

    Si sillej profeti (alejhi selam) kur e shqetësonin njerëzit…!?

    33 mins ago

    Euro bie kundrejt dollarit, ky është niveli më i ulët që nga viti 2002…!

    39 mins ago
    IMAZHE
    Ascend
    terns
    casual
    riders on the storm
    chairman
    mood
    monument
    liquid cancer
    blue
    basement
    ditch
    stars
    Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2022. Ligjeruesi.
    • Ballina
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Terms of Use
    • Privacy Policy
    • DMCA Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.